Skandali me bashkëshortin e ministres Ibrahimaj, Pampuri: Kambanë alarmi për njerëzit e pambrojtur nga pushtetarët. Ministrja të jap dorëheqjen!

Në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, nënkryetarja e kësaj force politike, Orjola Pampuri, ka ngritur edhe një herë shqetësimin se si autoritetet shqiptare heshtën dhe mbyllën çështjen e bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj.

Pampuri ka kërkuar në emër të PD-së dorëheqjen e ministres Ibrahimaj dhe fajëson edhe shefin e saj, Edi Rama, për heshtjen e tij dhe për mos marrjen e asnjë mase.

Për PD-në kjo është një kambanë alarmi se si standardet e dyfishta veprojnë ndryshe për njerëzit e thjeshtë dhe ndryshe për ata të pushtetit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARJA, ORIOLA PAMPURI

Rasti i bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj, i cili u mbajt i fshehur nga autoritetet përgjegjëse dhe u bë publik vetëm kur media e pasqyroi, nuk është vetëm për të kuptuar se si funksionon pushteti në Shqipëri, por është edhe një kambanë alarmi për njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur nga sulmet dhe dhuna e njerëzve të pushtetit.

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga bërja publike e ngjarjes, përveç një reagimi të vakët dhe aspak bindës nga ministrja Ibrahimaj, nuk kemi asnjë reagim zyrtar të qeverisë shqiptare apo të vetë Edi Ramës si shefi i drejtpërdrejtë i ministres në fjalë.

Ngjarja nuk është vetëm e shëmtuar si akt përmbajtësor, ku burri i ministres bëhet protagonist i zgjidhjes së “halleve” shtetërore të bashkëshortes së tij, por ajo është një ogur i keq për zgjidhjen e konflikteve apo të mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me ushtrimin e detyrës në të ardhmen.

Partia Demokratike e Shqipërisë kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministres Ibrahimaj si akti i parë i të treguarit të vullnetit dhe i fillimit të hetimeve të paanshme dhe të patrysnuara nga prokuroria.

Partia Demokratike e Shqipërisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të denoncojnë të gjitha aktet e dhunës dhe të presionit shtetëror të kësaj qeverie si e vetmja rrugë dhe mënyrë për të dalë nga presioni dhe zgjedha e saj.

Ne jemi të vendosur për të qenë zëri i njerëzve të pa zë dhe mbrojtës të interesit të tyre.

Artikulli paraprakGuterres i bën thirrje Izraelit të mos kryejë ofensivë në Rafah: Një operacion ushtarak do të ishte…
Artikulli tjetërAmnistia, Agalliu: SPAK konfirmoi se u liruan rreth 100 të dënuar për korrupsion. Po tani a do thotë Pitkini që nuk do të amnistohet asnjë i dënuar nga GJKKO dhe i hetuar nga SPAK?