Akuza e fortë e Haradinajt për Ramën: Me Vuçiçin po kërkon një urë për në Rusi dhe Kinë

I ftuar në Syri Tv në Çim Peka Live, kryeministri në detyrë I Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur edhe për flirtimin e Ramës me Vuciçin. Për Haradinaj, nuk ka asnjë shpjegim tjetër vetëm se Rama nëpërmjet Vuçiçit dhe Serbisë kërkon një urë për në Rusi dhe Kinë.

‘Për mua problem ka qenë kur kam pa që kryeministri i Shqipërisë është angazhuar për të ndarë Kosovën. Vuçiçi nuk do ti thoshte kurrë ato fjalë për Dodik para Ramës. Ai ka ofenduar veten. Nuk di çka sheh Rama në Beograd apo te Vuçiçi. Beogardi nuk është boshti i botës. Është njëra nga palët në rajon. Flirti me Serbinë nuk ka as më shumë fuqi, as dobi.

Nuk fiton as nga flirtimi me Serbinë. Por që të flirtosh me Vuçiçin është fukarallëk. Serbia flirton me Rusinë dhe Kinën, që e bëjnë minus te aleatët tonë të sigurisë. Nuk fiton me aleatët tonë të sigurisë nëse flirton me Serbinë.

Ka diçka. Kjo i bien, nëse flirton me Beogradin zyrtar me Vuçiçin, po kërkon një urë për në Rusi dhe në Kinë. Se nuk është urë për Bruksel.’-tha Haradinaj.

Kosova është hedhur në rulotë ruse nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi.
Kështu është shprehur gjatë intervistës së tij për Syri TV, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sipas tij, presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë janë koordinuar në qëndrimet e tyre për këtë projekt, të dëmshëm për Kosovën.

“Thaçi ka mbështetur një koncept të tillë. Kemi patur qëndrime të kundërta dhe në vështirësi kam vazhduar të mbajë këtë qëndrim. Kur kryetari I shtetit e merr vesh se vetë vendi është hedhur në rulo ruse, çka bën ai? E kuptoni sa e rëndë ka qenë për mua vetëm me dëgju këto fjalë”, deklaroi Haradinaj.

A ka qenë në sinkron Rama dhe Thaçi?
“Nuk besoj se nuk kanë qenë. Kanë patur një koordinim mes tyre. 6 muaj e fundit nuk e kam dëgjuar Thaçin të flasë për këtë temë, ndërsa shkuarja e kryeminsitrit të Shqipërisë në Serbi, pa qenë Kosova, imagjinoni ku ka ardh tejkalimi I Kosovës. Kryeministri I Shqipërisë mund të thoshte: “mund të vijë atje, por jo pa Kosovën. Çdo fjalë që kam thënë për anga

Gjatë intervistës së tij për “Çim Peka LIVE” në Syri TV, Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohjen e tij për presidentin Ilir Meta, ish kryeministrin Sali Berisha, liderin e opozitës Lulzim Basha dhe për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Sipas kryeministrit të Kosovës, këta politikanë kanë dalë publikisht kundër idesë për copëtimin e vendit.
“Asnjëherë nuk kam patur tendenca për të ndikuar në politikën e Shqipërisë. Duek qenë kryeminstër i Kosovës jam përballur me një aksion të rrezikshëm, të dëmshëm për Kosovën.

Me këtë rast më lejoni të falenderoj ish kryeministrin Sali Berisha, presidentin Ilir Meta, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. I jam falenderues Berishës që i ka dalë kundër kësaj ideje”, u shpreh Haradinaj.

Artikulli paraprakShifra skandaloze, KLSH: Biznesi ka paguar deri tani 46.5 milionë euro për 27 lloje kasash fiskale
Artikulli tjetër“Deri tani e kam kursyer…”, paralajmërimi i fortë i Haradinajt për Ramën: Kam prova…