Haradinaj nuk i ndahet Ramës: Ju tregoj paturpësinë e tij, fanatik i…

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës, ka folur në lidhje ma padinë për shpifje që i është bërë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë një interviste televizive, Haradinaj është shprehur se veprimet e kryeministrit të Shqipërisë janë një paturpsi. Kryeministri në detyrë i Kosovës tha se duhet të ishte ai që duhej të ngrinte padi ndaj Ramës pasi “ka qenë një fanatik i ndarjes së Kosovës”.

“Kam marrë informacion nga mediat, por nuk kam marrë konfirmim nga gjykatat dhe nuk di se çfarë ka në padi. Unë u kërkoj falje qytetarëve për këtë debat, por kjo është një paturpsi e Ramës që ka bërë këtë padi.

Pasi ai që duhet të bënte një padi kam qenë unë, pasi Rama ka qenë një fanatik i ndarjes së Kosovës. Kjo është skajshmëria e Kosovës, ai i ka bërë faje Kosovës dhe tërhiqet në këtë paturpsi të tijën. Rama po bën hajgare me këtë padi ndaj meje”, u shpreh Haradinaj.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar më herët se ka ngritur padi në Gjykatën e Prishtinës ndaj Haradinajt, ku e akuzon për shpifje në lidhje me deklaratat e tij për ndarjen e Kosovës.

“Ai ka qenë pro ndarjes. E ka thënë qartë në një emision që pro ndarjes ka qenë edhe presidenti Rugova. Ai ka lobuar në media, dhe me aktorë të tjerë në biseda me të huaj. Madje këtë bisedë e ka bërë edhe në tavolina ku unë kam qenë prezent”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se e konsideron padinë tallje dhe hajgare ndaj tij nga homologu shqiptar.

“Nuk e di pse bën këtë tallje dhe hajgare ndaj meje. Unë kam vuajtur, familja ime ka vuajtur për të mbrojtur kombin. Ndërsa kryeministri me marre dhe pafytyrësi bëri padinë i cili është akt i turpshëm”, është shprehur Haradinaj.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërAksident në Lushnje, makina përplas 3 nxënëse shkolle teksa kalonin rrugën