Si fshehu policia vdekjen e punëtores së kanabisit në kullën e njeriut të Ruçit

Një punëtore e kanabaisit që punonte në kapanonin e një trafikanti në Tepelenë, që njihet si njeri i afërt i Gramos Ruçit, ka vdekur gjatë punës, ndërsa policia e ka mbajtur të fshetë këtë ngjarje të rëndë. Denoncimi është bërë nga dy qytetarë nga Tepelena, të cilëti i janë dretjuar me mesazhe ish-Kryeministrit Berisha.
“Qytetarët dixhital informojnë vdekjen e punëtores së kanabisit në kullën e Qerem Braçit!
Policia mbante të fshehtë vdekjen! Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital!”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje zoti Berisha, ai Qerem Braçi i famshëm i Gramoz Ruçit dy ditë para se të digjte kapanonin e tij i ka vdekur një zonjë që ka qenë duke qethur hashash dhe bashkë me kryetarin e degës Emiljanon e kanë çuar në Spitalin e Gjirokastrës, sikur ka qenë me tension. Ka pasur shumë gra të tjera prezente që e kanë parë atë çfarë ka ndodhur… Jepua pak këtë lajm atyre kuqove që t’i fusin brenda këta bastard trafikant”, shkruan qytetari.
“Prsh Dr. Berisha, dua të të informoj se dje ka vdekur një zonjë nga Lazarati në malet e Gusmarit të Tepelenës. Ishte duke qethur hashash te njerëzit e Saje Qorrit … zonjës në fjalë sot ju është bërë varrimi … ju deshën 3 orë e ca që e zbritën nga malet … dhe këtë Policia e mban të fshehtë, ndoshta dhe me miratimin e familjarëve të së ndjerës … anonim ju lutem”, shkruan qytetari tjetër.

Artikulli paraprakArrestohet polici në Durrës, shiste drogë me trafikantët
Artikulli tjetërKryebashkiaku i Belshit prish lokalin 300 mijë euro me leje për të bërë pallatin e tij