Arrestohet polici në Durrës, shiste drogë me trafikantët

Një polic në Komisariatin e Durrësit u vu në pranga nga shërbimi i çështjeve të brendshme, pasi dyshohet se shiste drogë. Ai është Fatmir Meço 33 vjeç dhe u kap pas një hetimi disa mujor.
Në pranga ra dhe një bashkëpunëtorii policit si dhe dy persona të tjerë u shpallën në kërkim. 33- vjeçari Meço, sipas hetimeve, bashkëpunonte me Fitim Selacin dhe dy personat e shpallur në kërkim. Ai u garantonte pjesëtarëve të grupit lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në banesë, atij iu sekuestrua lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, si dhe një presë për paketimin e lëndës narkotike. Kurse në banesën e Fitim Selacit në Fushë Krujë u sekuestrua një sasi prej 6.3 kg kanabis.
33-vjeçari akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Prodhim e shitje të narkotikëve”. Gjithashtu u arrestua dhe Fitim Selaci 19 vjeç, banues në Fushë Krujë, si dhe janë shpallur në kërkim dy persona, A.M., 24 vjeç dhe R.T., 19 vjeç, me akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”. Arrestimi i punonjësit të policisë, Meço, u bë pas një hetimi disa mujor, zhvilluar me metoda speciale nga SHÇBA.
Nga ky hetim rezultoi se, efektivi i Komisariatit të Durrësit bashkëpunonte me Fitim Selacin dhe dy personat e shpallur në kërkim, për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Fatmir Meço, duke shfrytëzuar pozicionin e tij, u garantonte pjesëtarëve të grupit lehtësi në mbajtjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në disa raste, dyshohet se ky punonjës policie ka transportuar dhe shpërndarë edhe vetë lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në banesë, atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kanabis, si dhe një presë për paketimin e lëndës narkotike.
Në banesën e shtetasit Fitim Selaci në Fushë Krujë u sekuestrua një sasi prej 6.3 kg lëndë narkotike e llojit kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakTentojnë të vjedhin kazinonë, maskat i vënë flakën makinës
Artikulli tjetërSi fshehu policia vdekjen e punëtores së kanabisit në kullën e njeriut të Ruçit