Reagimi i fortë i kryebashkiakut të PS, Kokomani: Rama nuk më rikandidoi sepse nuk isha palë me Avdylajt

Kryebashkiaku në detyrë i PS për Shijaku, Kokomani ka bërë një deklaratë të fortë menjëherë pas zbardhjes së përgjimeve të bandës vsë Avdylajt me eksponentë të lartë të PS. Kokomani thotë se ai nuk është rikandiduar nga Rama për arsyen e vetme se nuk ka qenë palë me Avdylajt.

Kokomani e ka bërë të qartë kështu se kandidaturat në Shijak i përcakton organizata kriminale e Avdyljave me Ramën. Nuk është një deklaratë dosido, por e kryebashkiakut në detyrë të PS, që zbardh kështu skemen e lidhjeve të krimit me Ramën në vendosjen e kandidaturave për kryetarë bashkish.

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut, Elton Arbana, emri i të cilit doli përgjimet e publikuara këtë të mërkurë në të përditshmen gjermane “Bild”, deklaroi për për A2 CNN: “I kam dëgjuar nga mediat përgjimet. Un jam kryetar i Partisë Socialiste (Shijak) dhe si i tillë, kam komunikim në telefon me çdo qytetar të Shijakut”.

“Kryetari i Partisë nuk ka asnjë akses në asnjë institucion. Bën detyrën administrative të partisë. Aq më pak që në kohën për të cilën flitet, unë nuk kam qenë as në marrëdhënie pune. Kam dy vite e gjysmë pa punë”, shtoi Arbana.
Momentalisht Arbana është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut dhe ka nisur fushatën zgjedhore.

Kreu i Bashkisë Shijak: Fakti që nuk kam qenë palë, më nxori jashtë rikandidimit
A2 CNN ka kontaktuar edhe me Ardian Kokomanin, kryetarin aktual të Bashkisë Shijak, emri i të cilit gjithashtu është përfshirë në përgjimet e publikuara këtë të mërkurë në të përditshmen gjermane, “Bild”.

Ai është shprehur se: “Koha për të cilën behët fjalë në përgjime i përket periudhës së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Jam plotësisht i bindur dhe i sigurt që nuk kam marrë pjesë në takimin e kërkuar nga Astrit Avdyli në telefon. Fakti që unë nuk kam qenë palë e tyre më nxori jashtë rikandidimit të emrit tim për një mandat të dytë”.

Artikulli paraprakZëri i Amerikës: Zbardhen përgjimet për lidhjet e PS me krimin për votat
Artikulli tjetërPërgjimet e Bild/ Deklarata e fortë: Ka përgjime ku flet edhe Rama, Prokuroria…