Dhuna digjitale/ Kryeprokurori Çela liston sfidat e ndryshimeve ligjore: Duhet të jetë një proces i kujdesshëm dhe serioz, nuk mjafton një ndërhyrje e vetme legjislative

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në tryezën me temë ‘Dhuna digjitale me bazë gjinore’, është shprehur se qasja ndaj këtij fenomeni duhet të jetë shumëdimensionale, pasi një ndërhyrje e vetme legjislative do të ishte e pamjaftueshme për t’i dhënë përgjigje sfidës.

Çela listoi sfidat me të cilat duhet të përballen para se të bëhen ndryshimet ligjore, ndërsa kërkoi që procesi të jetë një proces i kujdesshëm, serioz dhe nuk duhet marrë me urgjencë.

Ndër të tjera kryeprokurori tha se duhet të inspirojnë besim te shoqëria ndaj institucioneve për zbatimin e ligjit.

“Kemi problem me dhunën si shoqëri, shifrat e tregojnë. Ne përpiqemi ta godasim, por shikojmë se fenomenet janë persistente dhe nuk kemi ndryshim cilësor sesi shoqëria sillet në raport me dhunën.

Kemi shifra konstante në tre vitet e fundit, ashtu si dhe të përndjekjes. Kemi ndjekur një politikë mjaft të ashpër si në aspektin e masave të sigurisë si në dënime.

Shifrat e tregojnë se numër më i madh i viktimave janë gratë dhe vajzat. E theksoj se si përherë ne kërkojmë të gjejmë zgjidhjen në pikën finale, por ajo është pjesa më e thjeshtë për t’u trajtuar. Shifrat na tregojnë një panoramë aspak inkurajuese. Ndërkohë që ministrja përmendi edukimin, por ka shumë komponentë të tjerë për të ndërhyrë dhe më pas ndërhyrja e drejtësisë penale do të jetë efektive.

Qasja ndaj dhunës digjitale duhet të jetë shumëpalëshe. Një ndërhyrje e vetme legjislative do të ishte e pamjaftueshme për t’i dhënë përgjigje sfidës.

Çështja e  dhunës digjitale ka një nisje, ku është tentuar të definohet cila është dhuna digjitale dhe si është tentuar si rri me konventën e Stambollit,  a mund t’i përgjigjen vendit në mënyrën e duhur.  Direktiva e fundit e PE, e 24 prillit, e cila u lë 3 vite kohë shteteve anëtare për të përshtatur legjislacionet në këtë fushë. E vlerësoj iniciativë vjen në vendin tonë, por duhet të marrë në konsideratë të gjithë kuadrin ligjor. Procesi ligjbërës duhet të japë një zgjidhje shteruese afatshkurtre ose afatmesme, sepse afatgjate është e vështirë.

Është e vështirë të bësh një ligj për këtë, imagjino sa e vështirë është të bësh një Kod Penal që t’i rezistove evolucioneve që po pëson shoqëria në nivel global aq më tepër t’u përgjigjet standardeve të BE.

Duhet të jetë një proces i kujdesshëm, serioz dhe nuk duhet marrë me urgjencë.

Aspekti i dytë është sesa jemi gati t’i përgjigjemi sfidës. Si po e përballojmë këtë çështjen e dhunës digjitale, institucionet? Nuk kemi një statistike sesa % e dhunës në familje, përndjekjes, ngacmimet seksuale, kanë komponentin kibernetik brenda. Kemi nevojë për ndërtimin e sistemeve që prodhojnë statistika të besueshme dhe mbështesin politikat ligjbërëse.

Ka nevojë për ndërtimin e njësive të specializuara që trajtojnë çështjet e dhunës digjitale. Sot është e pamundur të ngrihen seksione. Ndryshimet ligjore t’u përgjigjen ndryshimeve strukturore të cilat janë të pamundura të realizohen në periudha afatshkurtre. Çfarë do të krijojë problem mbi prioritetet mbi ata që do të trajtojnë çështje të tilla.

Mbetet dhe dimensioni teknik, si do të sigurojmë provat elektronike pa cenuar viktimën.

Së katërti mbetet që të trajtohet dhe në kuadrin e një strategjie, elementi i publikimit të asaj që bëhet.

Duhet të inspirojmë besim te shoqëria ndaj institucioneve për zbatimin e ligjit dhe që jemi të aftë t’u përgjigjemi sfidave.

Është e nevojshme të ndërtohen kapacitetet e nevojshme teknike”, tha Çela.

Artikulli paraprakAbuzimi me tenderat 210 mln lekë, GJKKO refuzon marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes SPAK dhe Granit Gjanës! Çfarë përmbante “pakti”
Artikulli tjetërTë korruptuar dhe me “sëmundje” në letër!/ Si tentojnë t’i shpëtojnë arrestimit zyrtarët, Ish-Prokurori: Mjekët të tregohen të përgjegjshëm, SPAK t’i hetojë!