Rama mbylli Uzinën e Ballshit, naftëtarët revoltë për të rifilluar punën

Në Uzinën e Përpunimit të thellë të naftës në Ballsh nuk ka shenja jete prej rreth 3 muajsh. 887 punonjësit e saj gjatë kësaj periudhe i kemi parë të enden duke kërkuar rifillimin e punës, duke marshuar më këmbë drejt Tiranës ku dhe janë takuar me ministrat e Ekonomisë dhe Energjetikës apo kanë biseduar në videokonferencë me Kryeministrin pas së cilës dolën të pakënaqur ashtu siç reaguan edhe kundër deklaratës së ministrit të Financave që u sugjeronte të aplikonin për statusin e papunësisë.
“Nuk punon që në nëntor 2017. Fillimisht na ndalën punën për arsye të një defekti, pastaj se nuk u furnizuam nga kompania me lëndë të parë”, thotë Gjergji Selmani, sekretar i Sindikatës.
“Ne jemi në gjendje kaotike. Presim diçka nga goja e kryeminstrit. Por që nga ajo ditë s’po shohim gjë konkrete. Të paraqitet dikush ta marrë ta vërë në punë. Pagat e prapambetura me azerbajxhanin janë 15 dhe një pjesë e dhjetor janar me IRTC”, tha Kamber Iljazi, kryetar i Sindikatës së Përpunimit të Naftës.
Pas punonjësve të Uzinës së Përpunimit të thelle të naftës në Ballsh dhe Rafinerisë së Fierit në protestë janë hedhur edhe zjarrfikësit. 45 punonjës të Repartit Zjarrfikës të Kombinatit të Përpunimit të Naftës protestuan para Prefekturës së Fierit se kanë 16 muaj që nuk marrin pagat.
“S’shkojmë dot në familje. Do ta përshkallëzojmë deri në grevë urie, do të bëjmë çdo betejë”, thotë një nga zjarrfikësit.
“Të na lëshojë një letër prefekti që të mos na kapë ligji po të paraqitemi në punë”, thotë një tjetër. “Nëse reparti braktiset bie bomba atomike”, shprehet dikush tjetër. Zjarrfikësit thonë se situata e tyre është absurde, pasi ligji i detyron të qëndrojnë në punë edhe kur uzina nuk ka punë.

Edhe zjarrfikësit e Ballshit në protestë, 16 muaj pa rroga

Pas naftëtarëve të Ballshit dhe të Fierit, protestatat nuk kanë të ndalur në zonën naftëmbajtëse më të madhe të Shqipërisë. Janë 45 punonjës të Repartit Zjarrfikës të Kombinatit të Përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, të cilët kanë nisur prej ditës së sotme një protestë. Ata nuk janë paguar qysh prej 16 mujash. Pra, nuk kanë marrë rrogat e tyre dhe kjo i ka detyruar që të mblidhen para Prefekturës së Fierit dhe kërkojnë pagat e prapambetura të 16 muajve.
Kjo protëstë është edhe në vijim të protestës së kolegëve të tyre të prodhimit, që kërkojnë nisjen e punës në rafineri dhe pagat e pa marra të disa muajve punë.

Artikulli paraprakGazetarë e biznesmenë thirren për të dëshmuar në gjyqin e Shullazit
Artikulli tjetër“Inspektorët morën 200 qofte dhe 100 mijë lekë nën dorë për Artur Bushin”