“Inspektorët morën 200 qofte dhe 100 mijë lekë nën dorë për Artur Bushin”

Një qytetar i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha, ku i shkruan se inspektorët e Bashkisë u venë gjoba tregtarëve dhe lekët i ndajnë me kryetarin e Bashkisë, Artur Bushi. Qytetari shkruan se, të dielën inspektorët morën 200 qofte dhe 100 mijë lekë nën dorë për Artur Bushin. “Lexoni këtu për gjobvëniet e Bushit! Qytetari dixhital denoncon gjobëvënësit e Artur Bushit! Lexoni mesazhin e tij”, shkruan Berisha në Facebook.
“Mirëmbrëma e shëndet. Dua të bëni lajm një problem nga operacioni i AKU në Bashkinë Fushë-Krujë dhe të Policise Bashkiake po të Njësisë Administrative Fushë-Krujë. Dje si ditë e dielë, ditë pazari inspektorët e AKU nën drejtimin e një punonjësi të Bashkisë Krujë i afërt i kryetarit të Bashkisë Krujë, zoti Artur Bushi shoqëronte inspektorët në çdo dyqan mishi dhe shitje peshku. Merrnin mish, qofte dhe lekë nën dorë, aksion që u finalizua pa gjoba. Në një dyqan morën 200 qofte, 100 mijë lekë të vjetra nën dorë dhe i thanë, po të falim. Inspektor në grup ishte një krutan, Astrit Kasmi. Kurse policët e Bashkisë u bënin presion tregtarëve romë e çdo tregtari, paguan 20 mijë lekë të vjetra nën dorë Policisë Bashkiake. Kurse taksa vendi pa faturë çdo tregtar paguan nga 1 mijë lekë deri në 10 mijë lekë të vjetra në xhepin e të fortëve që paguajnë një shumë leku te kryetari i Bashkisë zoti Artur Bushi. Ky shesh tregu është ndërtuar me paratë e taksa paguesve të qytetarëve të qytetit Krujë e Fushë-Kujë”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprakRama mbylli Uzinën e Ballshit, naftëtarët revoltë për të rifilluar punën
Artikulli tjetërBasha: Një humbje e madhe për të gjithë