Rama griu 300 milionë euro koncesione në Shëndetësi, për Teatrin nuk ka para

“300 milionë euro koncesione në shendetesi i griu vandalizmi korruptiv, ndërsa për Teatrin s’ka lekë”. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në të dytën ditë radhazi për problemin e shmebjes së Teatrit.
“Qindra milionë euro në shëndetësi i griu vandalizmi korruptiv i qeverisë, – shkruan Vasili në Fb. – Konçesione, që shpërdorojnë çdo minutë, euro pa fund, pa shënuar asnjë ndryshim në shëndetësi, përveçse thellojnë përditë batakun korruptiv ku ka hyrë pa kthim qeveria. Miliona pa fund për portale, miliona pa fund për Rilindjen e Abortuar Urbane, miliona pa fund për konçesione në shëndetësi.
Rreth 1 miliard euro me zero impakt.
Për Teatrin para nuk ka.
Po a kanë turp e gjithë kjo bandë gënjeshtarësh qeveritare e bashkiake, që shkojnë e qajnë e lajnë përpara artisteve, që medemek s’kanë para për Teatrin, në një kohë që rreth 1 miliard eurove u kanë punuar qindin!”

teatriii

Artikulli paraprakPolicia nuk lejoi televizionet të filmojnë protestën ndaj Ramës në Dibër, tërhoqi zvarrë gazetarin (Video)
Artikulli tjetërI mposhti Meksika, mediat gjermane kryqëzojnë skuadrën: Turp!