Policia nuk lejoi televizionet të filmojnë protestën ndaj Ramës në Dibër, tërhoqi zvarrë gazetarin (Video)

Policia e Dibrës nuk është mjaftuar për t’u përplasur vetëm me qytetarët e shumtë të cilët kishin dal për protestuar ndaj vizitës së Ramës si një mashtrim i madh i tyre, por është përplasur dhe me mediat të cilat ishin në krye të detyrës duke filmuar protestën e më pas përcjellë për në televizione.
Njëri prej rasteve është edhe përplasja me gazetarin dibran Neki Feta,  korrespodent i ABC News. gazetari
Në pamjet duket qartë se si policia e Dibrës i sulet gazetarit Feta duke e tërhequr me dhunë dhe penguar të krye detyrën e tij. Në sfond dëgjohet dhe zëri i Neki Fetës që i drejtohet policit që mos më tërhiq,  çfarë ke me mua, por kjo nuk i ndaloi ata ta marrin me dhunë dhe largojnë nga përplasje që po ndodhte.  Duhet të kujtojmë faktin që z.Feta njihet nga të gjithë në Dibrës jo vetëm si një qytetar i sjellshëm, familjar i rregullt, por dhe si një gazetar profesionist. Ky veprim ndaj z.Feta është i dënueshëm dhe shoqatat e gazetarëve duhet të reagojnë.
Qeveria e Rilindjes për 5 vjet nuk ka mbajtur asnjë premtim për Dibrën ndaj dhe protesta ishte krejt legjitimet përkundër propagandës së kryeministrit Rama i cili kishte nxjerrë më dhune administratën ta dëgjonte. Paturpësisht Rama i cili kishte udhëtuar me helikopter nga Tirana në Lurë e më pas nga Lura në Dibër, Peshkopia në Klos e mandej në Tiranë, siç rëndom mashtron në të gjithë pseudodëgjesat  premton mrekullinë kur shqiptarët janë sot në ditën më të keqe të tyre, ku mbi 200 mijë qytetarë janë larguar nga Shqipëria, 350 mijë kanë aplikuar në lotarinë amerikane, e të tjerë që nuk dinë çfarë të bëjnë me jetën e  tyre. Efektivat blu të policisë së komisariatit Dibër dukej qartë kishin marrë porosi për të mos e lejuar protestën, shpërndarë atë dhe me dhunë po qe e nevojshme. Në fakt nuk mundën të ia dalin ti shpërndajnë qytetarët e konsiderueshëm në numër në këtë protestë, por dhunë ushtruan mbi ta!

Artikulli paraprakDështojnë takimet e Ramës në Burrel dhe Klos!
Artikulli tjetërRama griu 300 milionë euro koncesione në Shëndetësi, për Teatrin nuk ka para