“Qeveria ktheu mendësinë komuniste përmes marrjes “peng” të mjekëve të rinj”/ Gazment Koduzi: PD, e vendosur për të reformuar sistemin shëndetësor

I ftuar në A2 CNN, anëtari i kryesisë së PD-së, Gazment Koduzi, u shpreh se qeveria shqiptare, nëpërmjet vendimeve të saj, ka marrë peng mjekët e rinj që sapo kanë përfunduar studimet sipas ligjeve të mendësisë komuniste.

Koduzi u shpreh se largimi masiv i stafit mejkësor ndodh për disa arsye, duke shtuar edhe arsyet e zhvillimit profesional, karrierën shkencore, ambientet e punës, të cilat lënë për të dëshiruar në vendin tonë.

Sipas tij, “zgjidhja vjen përmes delegimit të këtyre problemeve, duke reformuar sistemin shëndetësor, financimin e tij, menaxhimin e institucioneve shëndetësore, paga dinjitoze për çdo punonjës të sistemit”.

“Partia Demokratike përmes programit politik të saj do të reformojë shëndetësinë, duke patur në qendër pacientin, do të bëjë të mundur që stafi mjeksor të motivohet të qendrojë në vend, përmes pagave dinjitoze, financim dinjitoz të sistemit shëndetësor, menaxhimit profesional të institucioneve shëndetësore.” – përfundoi ai.

Artikulli paraprak“Zomer është portieri më i mirë i Serisë A”, Bufon: Kundështari im më i fortë? Bletët dhe grerëzat…
Artikulli tjetërBraktisja e shkencave/ Bie për 3 vite me 50% numri i studentëve