Rama e flak nga qeveria, reagimi i Llesh kimikut nga Vlora

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një deklaratë të fortë nga Vlora. Teksa prezantoi forcat “Shqiponja” në këtë qytet, ministri tha se nuk do të jetë më në postin e ministrit.

“Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt se s’do të jem më ministër. Asnjë nuk është i përhershëm në një post”, tha Lleshaj.

Ministri i Brendshëm komentoi edhe zhvillimet e Operacionit Forca e Ligjit, tha se pasuritë e krimit do të kthehen në asete publike.

“Pasuritë e krimit do të kthehen asete publike. Ndërsa Vlora nuk kryeson më listën e qyteteve kryesore të kultivimit të lëndëve narkotike si rrjedhojë e punës së policisë”, u shpreh ministri.

“Ka reaste kur perceptimi i qytetarëve s’është në nivelin e realiteti, kemi një problem shtesë që duhet ta adresojmë përmes komunikimit.
Siguria nuk ndërtohet vetëm nga policia, por nga pjesëmarrja e qytetarëve,

na duhet ta konsiderojmë t’i fitojmë qytetarët e të bëhemi palë me to, asnjëherë përballë tyre, por në krah me to e përballë krimit. Kjo është deviza që duhet të ndjekim”.

Lleshaj tha se në krahasim me vitin 2013, është ulur numri i vrasjeve dhe indikacioneve të tjera që tregojnë sigurinë në vend dhe është rritur kapaciteti i policisë.

“Do e vijojmë për ta shtuar policinë në numër, modernizuar në pajisje perfeksionuar në trajnime e mbështetur, janë dy tendenca, të kundërta, grafik që rritet numri i policisë në vite, 17% ëshyë shtuar numri neto i policëve që nga 2013, ndërkohë ka rënë numri i figurave të krimit në Shqipëri, tendenca e uljes së numrit të vrasjeve që ka shkuar në gjysmën e numrit që ishin në 2013. Janë të gjitha indikatorët e tjerë që masin tendencën e përmirësimit të vazhdueshëm.

Përgjigja për psenë e këtij suksesi është investimi serioz në sigurinë e vendit, policinë e shtetit e sistemin e drejtësisë, ky investim historik në historinë e vendit që nis te policia po sjell përditë e më shumë rezultate të prekshme që qytetarët i ndiejnë e i vlerësojnë’.

Artikulli paraprakNë ankthin e humbjes, Edi Rama shkel ligjin! Ish-deputeti zbulon formularin që angazhon adninistratën në fushatë
Artikulli tjetërThe Guardian: Një e treta e shqiptarëve të Kosovës besojnë se Covid-19 është mashtrim