Qytetarët në radhë të gjata për kartën e identitetit: 1.4 milion banorë me një sportel

Përfundimi i vlefshmërisë së kartave të identitetit për 1.4 milion persona ka shtyrë qytetarët që të paraqiten nëpër zyrat përkatëse për të bërë aplikimet që të pajisen me një dokument të ri.
Nga një inspektim që bëri Telivizioni Fax News në pikat e aplikimit u kunstatuan radhë shumë të gjata qytetarësh që prisnin për të bërë aplikimin.
Ata thanë se janë të pakënaqur me njoftimin e Ministrisë së Brendshme e cila sipas tyre, nuk i kërkon llogari kompanisë që të shtojë sportelet.
Njëri nga qytetarët u shpreh se duhet ta dijë ministria se janë 1.4 milion banorë që do t’i rinovojnë kartat dhe nuk mund të punohet me një sportel.
Një qytetar u shpreh se procesi duhej të kishte nisur më herët jo për t’i lënë për në momentin e fundit.
“Le të punojnë me dy turne sepse në mëngjes kur është hapur sporteli u njoftua se janë 140 persona në radhë, ndërkohë që tani është ora 13:00 dhe kanë mbaruar vetëm 60 vetë. Orari zyrtarë për mbylljen e sportelit është ora 15:00, a mbarojnë dot punë më shumë se gjysma e atyre që presin të në kaq pak kohë?”, u shpreh qytetari.

Artikulli paraprakDeputeti i Kosovës: Rama bëri ministre Arsimi mbesën e spiunit të UDB-së
Artikulli tjetërEdita Tahiri vlerëson vendimin e Metës: Rrëzoi djallëzinë e Ramës me kandidatin për ministër