Edita Tahiri vlerëson vendimin e Metës: Rrëzoi djallëzinë e Ramës me kandidatin për ministër

Ish kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas lajmit se presidenti i Shqipërisë Ilir Meta nuk e dekretoi për ministër të jashtëm Gent Cakaj. Tahiri e ka përshëndetur këtë vendim, duke thënë se Cakaj e mbështet ndryshimin e kufijve të Kosovës.
“E përshendes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit të Shqiperisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidat për minister të jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshem dhe me djallezi nga kryeministri Rama”, ka shkruar Tahiri, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, mosdekretimi i Cakajt nga presidenti Meta, nxiti reagime të shumta në Kosovë e Shqipëri. Shumë nga fytyrat e njohura të politikës kosovare e përkrahën vendimin e Metes.

Artikulli paraprakQytetarët në radhë të gjata për kartën e identitetit: 1.4 milion banorë me një sportel
Artikulli tjetërBasha: Arta Marku vegël e Ramës dhe korrupsionit, së shpejti do të shndritë dielli i drejtësisë!