Portieri që përgatit rikthimin!

Julio Cesar është gati të rikthehet në fushat e lojës. Pak javë pasi i dha lamtumirën futbollit, pasi e mbylli para kohe aventurën me Benfica, erdhën disa oferta të tjera në drejtim të numrit 1 nga Brazili, që mund ta shtyjnë të veshë sërish këpucët që vendosi t’i varë në gozhdë rreth një muaj më parë.
Ish-portieri i Inter dhe kombëtares braziliane mund të rikthehet në atdhe me fanellën e Flamengos dhe gjithashtu i pëlqen disa skuadrave në Kinë. Gjithsesi, orët e fundit vjen edhe mundësia për ta mbyllur karrierën në Itali. Cesar ka ende shtëpi në Milano dhe nuk i dihet… në janar dikush mund të mendojë për të.

Artikulli paraprakMarotta: Dybala nuk do të largohet
Artikulli tjetër“I gënjyeri” Mourinho, hedh firmën për Conten