“I gënjyeri” Mourinho, hedh firmën për Conten

Është kohë merkatoje dhe Jose Mourinho është i përqendruar te blerja e Alexis Sanchez-it, gjithmonë e më afër Manchester United-it. Por për “Special One” e mërkura ka qenë një ditë takimesh speciale dhe të këndshme. Trajneri portugez është ndalur nga Alessandro Onnis dhe Stefano Corti, gazetarët e emisionit investigativ italian “Le Iene”, përpara “Lowry Hotel” në Mançester. Të tre kanë patur një bidedë plot humor dhe në fund dy gazetarët italianë i kanë kërkuar Jose Mourinho-s një autograf mbi fanellën e Manchester United. Por pak më pas portugezi ka zbuluar se mbi “t-shirt” ishte shkruar emri i Antonio Conte-s, me të cilin Mou ka debatuar në distancë këto javë. Megjithatë në fund gjithçka është mbyllur me një të qeshur, ndërsa “Special One” më pas ka hyrë në hotel.

Artikulli paraprakPortieri që përgatit rikthimin!
Artikulli tjetërDele Alli, ylli i radhës i super skuadrës së Raiolas