Policia, palë me bandën e drogës në Elbasan, fsheh videon pa maska të atentatorëve

Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se policia në Elbasan është totalisht e pafuqishme përballë krimit. Ajo shprehet se në një atentat që iu bë Ardjan Capjës, policia disponon videon dhe aty duken autorët të pa maskuar, por ngjarja nuk zbardhet.

“Kam parë personalisht dhjetëra video, që janë sekuestruar. Është tentuar të vritet Ardian Capja në Elbasan. Personat që kanë tentuar ta qëllojnë shfaqen qartë në video, janë të pa maskuar. Policia e disponon por ngjarja nuk zbardhet”, u shpreh Lala.

Gazetarja tha se situata e kriminalitetit në vend është kritike dhe kjo dëshmohet qartazi nga ekzekutimet e javëve të fundit, veçanërisht ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra.

“Situata e rendit dhe sigurisë në vend është kritike. Kjo ndodh në disa qytete të caktuara. Jo vetëm në Elbasan, por në Tiranë, Shkodër. Elbasani është pikë nevralgjike. Para pak ditësh është ekzekutuar një avokat.

Kur preket një avokat është prekur sistemi i drejtësisë. Kjo e ngre nivelin e alarmit shumë lart. Dyshimet janë për vrasje me pagesë, për shkak të përplasjes mes bandave rivale. Ka frike dhe terror edhe tek gjyqtarë dhe prokurorë që kanë dosje të caktuara.

Që nga tre shkurti i 2016, ka disa ngjarje të pazbardhura në Elbasan. Kam qenë të nesërmen e ngjarjes në Elbasan dhe kam konstatuar se atje policia ishte e pafuqishme. Një pjesë e policisë aty, është e inkriminuar, paguhen nga bandat. Në cdo vrasje, për 24 orë vendi i ngjarjes ruhet.

Por, në rastin e vrasjes së avokatit, të nesërmen në lokalin ku ndodhi ngjarje, kishte normalitet dhe njerëzit pinin kafe. Duhet të kuptoni që Elbasani është qytet “Big Brother”, ka shumë kamera”.u shpreh Lala.

Artikulli paraprakMasakrohet pedagogu brenda komisariatit në Lushnje, reagon Berisha
Artikulli tjetërBanorët e Unazës së Re paralajmërojnë Ramën: “Do të heqim zvarrë si Çaushesku”!