Pse papunësia në SHBA është më e ulët se në Francë? Trump-gazetares: Kemi President më të mirë

Presidenti amerikan Donald Trump njihet si një person i drejtpërdrejtë, në veçanti kur pyetet për çështje të ndryshme, kështu veproi edhe kur i është bërë një pyetje nga një gazetare franceze.

Gazetarja shfrytëzoi rastin ta pyet presidentin Trump si është e mundur që në SHBA përqindja e papunësisë është më e vogël, derisa në Francë më e lartë, transmeton Telegrafi.

“Si është e mundur një gjë e tillë”, shtoi gazetarja franceze, derisa Trump pa u menduar dy herë me një dozë humori ia ktheu shkurt.
“Ndoshta në e kemi presidentin më të mirë sesa ju”, tha Trump duke u larguar me buzëqeshje në fytyrë.

Artikulli paraprakRashica: Pse u largova nga Shqipëria
Artikulli tjetërBerisha: Një pyetje asgjësuese për kreun e Meduzës, Edvin Mafia!