Masakrohet pedagogu brenda komisariatit në Lushnje, reagon Berisha

Dhuna dhe keqtrajtimi i qytetarëve tashmë është kthyer në normë për policinë e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt. Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një pedagogu, i cili tregon se si është dhunuar nga policia brenda në komisariat, gjatë kohës që ka shkuar për të bërë denoncimin.
Pedagogu thekson se është dhunuar brenda komisariatit të Lushnjes nga një efektiv policie, sapo ka denoncuar bllokimin e rrugës që të çon për tek pallati i tij.
Ja çfarë shkruan Berisha
Trajtim shtazarak qytetarit, pedagogut nga narkopolice brenda ne narkokomisaritin e Lushnjes!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital!
I nderuar z.Berisha,
Jam nje qytetar nga Lushnja,pedagog ne Universitet.Diten e shtune Kam shkuar ne Komisariatin e Lushnjes per te bere kallzim pasi me ishte bllokuar rruga ne te cilen hyj ne Banesen time.Pasi Kam hyre ne ambjentet e Komisariatit jam rrahur barbarisht ,me grushta ne koke ,dhe ne pjese te tjera te trupit dhe jam terhequr zvarre per 20 Metra Brenda ambjenteve te komisariatit.Punojsi qe me rrahu u identifikua Bledar Levonja me pozicion polic krimesh.Me pas me ngrene kallzim penal per mos bindje ndaj urdhrit te policise duke me mbajtur si person te shoqeruar per 10 ore .Z.Berisha ju lutem me ndimoni ta coj drejtesine ne vend,si mund te rrihet barbarisht nje pedagog kur shkon ne komisariat per te kerkuar ndime nga policia e shteti.
Jam i gatshem per cdo gje nga ana ime.
Ju falenderoj,

Artikulli paraprakReagimi i fortë i Doris Pack: Po djegies së mandateve, ambasadorët dhe BE po mbyllin sytë
Artikulli tjetërPolicia, palë me bandën e drogës në Elbasan, fsheh videon pa maska të atentatorëve