“Patriotizëm të paguash taksë për mua në Rrugën e Kombit”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka insistuar se taksa e vënë për veturat që kalojnë nëpër Rrugën e Kombit duhet të vazhdojë të paguhet, pavarësisht ankesave se një taksë e tillë është e shtrenjtë për ata që e përdorin këtë rrugë. Madje, Rama e ka lidhur pagesën e kësaj takse edhe me patriotizëm, duke thënë se “në kohë paqe patriotizëm është të paguash taksat”.
Rama tha sot se taksa e vënë për veturat që kalojnë nëpër Rrugën e Kombit, duhet të vazhdojë të paguhet.
“Çdokush që vjen në Shqipëri për turizëm është i gatshëm të kontriboujë që ajo rrugë të përfundojë një orë e më parë dhe të mirëmbahet si duhet”, tha Rama pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Është një zonë malore që ka probleme të përvitshme me borën, janë mbi 30 vatra rreziku”, tha Rama duke e arsyetuar taksën e vënë.
Një veturë kosovare duhet të paguajë taksën 10 euro në dy drejtime për përdorimin e kësaj rruge. Por, pagesën e kësaj takse Rama e lidhi edhe me ‘patriotizëm’.
“Në kohë lufte është patriotizëm të japësh jetën, në kohë paqe patriotizëm është të paguash taksat… Është e lehtë të bërtasësh ‘Shqipëri Shqipëri’, është e lehtë të gëzohesh kur bën gol kombëtarja”, tha ai.

Artikulli paraprakRama nuk ndalet! Berisha publikon denoncimin: Edhe në Vlorë prishje masive të shtëpive
Artikulli tjetërPas Hungarisë, Soros largohet edhe nga Turqia