Paraqitje spektakolare, mbrojtësi i Kombëtares zgjidhet lojtari i ndeshjes/ Ja nota dhe statistikat

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Enea Mihaj, i cili ishte pjesë e listës së Silvinjos për miqësoret e muajit mars, zhvilloi një paraqitje fantastike ditën e sotme me skuadrën e Famalikaos që militon në elitën e futbollit portugez.

25-vjeçari u zgjodh lojtari i ndeshjes në barazimi pa gola që skuadra e tij regjistroi në shtëpi ndaj Estrelës. Mihaj ishte më i miri në fushë, teksa u vlerësua me notën 8.2 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, duke u shndërruar në një lider të mbrojtës.

Shqiptari arriti të fitonte 3 nga 4 duelet me kundërshtarët, ndërkohë që regjistroi edhe 32 nga 36 pasime të sakta. Gjithashtu Mihaj spastroi edhe 4 herë zonën, bllokoi 3 gjuajtje të miqve si dhe kreu 1 ndërhyrje vendimtare.

mihaj sofa

Artikulli paraprakDëmet që shkakton diabeti tek muskujt, disa këshilla si të parandaloni dhimbjen
Artikulli tjetërGjermania bën thirrje për qasje të gjerë për ndihmat në Gaza, Scholz: Ekziston rreziku që një ofensivë gjithëpërfshirëse në Rafah të ketë pasoja të rënda në jetët e civilëve