Nipërit e kryebashkiakut të Ramës me poste kyçe në dogana e administratë, njëri i proceduar për…

Erlis Shalari, djali i motrës së kryetarit të Bashkisë moniste të Gjirokastrës, Flamur Golemi, vazhdon punën në doganën e Kakavijës, paravësisht se ndaj tij ka nisur një procedurë administrative nga Ministria e Financave në vitin 2017, pasi ishte përfshirë në mënyrë aktive në fushatën elektorale.

Ndërkohë në zgjedhjet e 30 Qershorit, ai transportonte në mënyrë private me makinën e tij luksoze kutitë e votimit.

Ajo që vihet re me ardhjen e Golemi në krye të Bashkisë së Gjirokastrës janë emërimet nepotike në poste të rëndësishme.

Nipi tjetër i tij, i Golemit, Semi Golemi është emëruar  kancelar në Universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, një nga postet më të rëndësishme në administratën e qytetit.

sem golemi

Artikulli paraprakBanorët e pallatit indinjohen me autoritetet: Si mund të më garantojë një 17 vjeçar banesën
Artikulli tjetërU rikonstruktua dhe inagurua para 5 muajsh nga Veliaj, kush mban përgjegjësi për shkollën “Sami Frashëri”?