Netanyahu: Nuk do të lejohet që Irani të ketë baza në Siri

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se nuk do të lejojë që Irani të ndërtojë baza ushtarake në Siri dhe ka kërkuar ndryshime në marrëveshjen atomike me Iranin, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Milicitë iraniane dhe këshilltarët ushtarakë nga Irani kanë luftuar në anën e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në luftën civile gjashtëvjeçare në këtë vend, ndërsa kohëve të fundit liderët izraelitë kanë shfaqur pretendime se Irani tash po lëviz kah krijimit të bazave të përhershme ushtarake në Siri.
“Ne do të veprojmë për ta parandaluar Iranin nga krijimi i bazave të përhershme ushtarake në Siri për forcat e veta ajrore, detare dhe tokësore”, tha Netanyahu dhe ka shtuar se, “Izraeli do ta mbrojë vetveten me një forcë të plotë të armatimit tonë dhe ata që na kërcënojnë me asgjësim, e vendosin vetveten në rrezik vdekjeprurës”.
Lidhur me marrëveshjen atomike të fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, me Iranin, e arritur në vitin 2015, Netanyahu tha se ajo duhet të “ndryshojë ose të anulohet”.

Artikulli paraprakStërvitje e përbashkët SHBA-Kore e Jugut
Artikulli tjetër200 të vdekur nga tërmeti në Meksikë