Stërvitje e përbashkët SHBA-Kore e Jugut

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kryen një stërvitje të përbashkët, ndërkohë që tensionet në Gadishullin Korean mbeten të larta. Sipas forcave amerikane në Korenë e Jugut, fjala ishte për një stërvitje të kombinuar me pjesëmarrjen e armëve të ndryshme të dy vendeve.
Synimi ishte përmirësimi i aftësisë për planifikimin e përbashkët mes dy ushtrive dhe për të vepruar bashkë në një situatë emergjence, tha komanda amerikane.
Stërvitja zhvillohet në një klimë tensionesh që lidhet me programin dhe provat me raketë të Koresë së Veriut.

Artikulli paraprakViktor Jerofejev: A ngjason Gjermania me Rusinë?
Artikulli tjetërNetanyahu: Nuk do të lejohet që Irani të ketë baza në Siri