Naftëtarët vijojnë protestën, Baçi: Po gënjehen dhe mashtrohen nga qeveria e Edi Ramës

Naftëtarët në Ballsh vijojnë protestat për pagat e tyre të prapambetura, për të cilat protestojnë prej disa kohësh. Këtë të hënë, janë mbledhur para Uzinës ku kanë qëndruar deri në përfundim të takimit të përfaqësuesve mes naftëtarëve dhe kompanisë Allum.

Bëhet e ditur se kompania ka kërkuar rifillimin e punës por me kërkesë punësimi, jo me kontratë. Kjo bie në kundërshtim me naftëtarët pasi me këtë mënyrë, kompania i regjistron si punonjës të rinj.

Naftëtarët nuk e pranojnë pasi duan të marrin pagesat e prapambetura, një ndër pikat e kontratës që kërkojnë të nënshkruajnë.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-deputeti i PD, Luan Baçi

Baçi shkruan në reagimi e tij se naftëtarët kanë muaj tashmë që në mënyrë të përditshme dhe të përjavshme gënjehen dhe mashtrohen nga qeveria e Edi Ramës.

Reagimi i plotë i ish-deputetit, Luan Baçi

PROTESTA e naftetareve te uzines se Ballshit dhe vazhdimi i mashtrimeve te hajduteve pushtetare

Edhe sot naftetaret e ndershem dhe punetore te uzines se Ballshit vazhdojne protesten e tyre ne kerkim te te drejtave te tyre legjitime. Kane muaj tashme qe ne menyre te perditeshme dhe te perjaveshme genjehen dhe mashtrohen nga qeveria e Edi Rames.

Kane paga te prapambetura pa marre
Kane sigurime shoqerore te papaguara
Jane nderprere prej kohesh nga puna
Nuk kane asnje garanci per te filluar punen

DHE SOT MASHTRUESIT PERFAQESUES TE FIRMES DHE TE QEVERISE VIJNE ME NJE PROPOZIM TE RI, KREJT ABSURD DHE SHUME TE TURPSHEM:
“REGJISTROHUNI SI PUNETORE TE RINJ” u thone punonjesve.

Jane te pafytyre. Jane genjeshtare dhe mashtruese ordinere. Fyejne inteligjencen e punonjesve. Duan ti mashtrojne ne menyren me te turpshme.
Duke ju ofruar nje propozim te tille, punonjesit automatikisht humbasin çdo lloj, te drejte mbi kerkesat e deritanishme dhe hajdutet e fillojne nga e para vjedhjen, duke i konsideruar si fillestar dhe kontrata me punonjesit behet sipas oreksit te hajduteve.

E sigurt qe do ti hedhin ne rruge, pas kesaj me nje te rene te lapsit.

E kam thene shume here, ne çdo prononcim, apo dalje ne medja, mos shpresoni nga hajdutet, mos u besoni genjeshtareve.

ZGJIDHJA ESHTE VETEM NJE, LARGIMI I HAJDUTEVE NGA PUSHTETI, KESAJ KLIKE TE KORRUPTUAR DHE MASHTRUSE.

Gepostet von Luan Baci am Montag, 31. August 2020

Artikulli paraprakLarg thonjtë e pisët të Edi Ramës nga marrëveshja për detin
Artikulli tjetërRama gënjeu lezhjanët dhe gjithë shqiptarët, shkollat e dëmtuara nga tërmeti nuk hapin dyert me 14 shtator