Mjerani Balla humbet toruan në takimin e “elektoral” me 30 veta në Elbasan, ja çfarë thotë

Pas vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale të parashikuara për t’u zhvilluar më datë 30 qershor, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Nga qyteti i Elbasanit, ku po zhvillon një takim elektoral, mjerani Balla ka komentuar vendimin e Metës, duke u shprehur se “zgjedhjet nuk i luan as topi, jo Bamir Topi, as Ilir Meta”.

“Parlamenti është legjitim se buron nga zgjedhje legjitime, por është funksional në të gjitha atributet e veta. Këtu nga kjo lagje e nderuar, dua ta them shumë troç, zgjedhjet e 30 qershorit, nuk i luan as topi, jo Bamir Topi, as Ilir Meta, pavarësisht se për Bamirin kam respekt për mënyrën si është sjell si President”, tha Balla nga Elbasani.

Artikulli paraprakParalajmërimi i fortë i Berishës për Ramën: Vazhdo po të duash, tani të pret lana
Artikulli tjetërLlesh kimiku mbyt me gaz helmues qytetarët edhe pse protesta është paqësore!