Me 13 Shtator nis beteja për Teatrin, populli në këmbë kundër bandës

Dekreti i Presidentit Meta për ligjin special për Teatrin Kombëtar do të diskutohet më 13 shtator, në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.
Burime për Exit.al konfirmojnë se diskutimi i dekretit është futur në axhendën e komisionit.
Ligji special i Teatrit Kombëtar, i votuar vetëm me votat e shumicës socialiste më 5 korrik, u kthye nga Presidenti Meta më 27 korrik.
Sipas njoftimit të presidencës, ligji nuk është në përputhje me parimet kushtetuese dhe aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë aderon apo që ka ratifikuar.
Pas diskutimit në komision, ligji duhet të kalojë për votim në Kuvend dhe miratohet me 71 vota.
Nëse miratohet sërisht, ligji special e kalon tokën publike të Teatrit Kombëtar tek kompania private Fusha shpk, për ndërtimin e teatrit të ri dhe ndërtimin e 6 kullave rreth tij, të cilat do të jenë në pronësi të kompanisë.
Ka vetëm një rrugë për ti treguar monstrave që ky popull nuk është dele dhe ajo nis nga mos shitja e votës dhe nga rebelimi ndaj cdo padrejtësie, korrupsioni, vjedhje dhe bandiditizmi qeveritar. Nëse krijohet precedenti që nga sot që një qeveri të rrëzohet nga revolta popullore askush nuk do të guxojë nesër të bëjë të njëjtat monstruozitete ndaj popullit sepse e di që do të ketë fund të hidhur dhe do ti trembet revoltës popullore, në të kundërt askush nuk do të ketë frikë dhe do vazhdojnë ti trajtojnë si dele njerëzit për ti qethur dhe rruar sipas qejfit.

Artikulli paraprakSkandali me kërcënimin ndaj gjykatësit në Strasburg, Basha-Ramës: Dorëzoji drejtësisë Agaçin dhe Bibën
Artikulli tjetërVasili: Kjo është drejtësia e horrave, kërcënojnë edhe Gjykatën e Strasburgut