“Vit pas viti duhet bërë vettingu i politikanëve”, Basha: 2 mld euro është dëmi i shkaktuar nga zyrtarët e korruptuar vitin e kaluar

Kryetari i PD, Lulzim Basha, përësëriti nevojën urgjente për vettingun e politikanëve. Nga Kuvendi Zgjedhor të degës numër 5 në Tiranë, Basha, tha se vetëm vitin e shkuar dëmi ekonomik i shkaktuar nga zyrtarët e korruptuar kap vlerën e 2 miliardë eurove.

Pjesë nga fjala e Bashës në Kuvendin Zgjedhor të degës nr 5 të PD, Tiranë:

2 miliardë euro, shifër e parrokshme për mendjen përllogaritet të jetë dëmi që zyrtarët e lartë shqiptarë i kanë shkaktuar vetëm vitin e kaluar, ose vitin paraardhës buxhetit të shtetit. Para korrupsioni të cilat janë investuar në masë të madhe në këtë ekonomi të dytë informale apo jashtë vendit. 2 miliardë euro janë baraz me buxhetin e Republikës së Kosovës. Buxheti i Policisë së Shtetit vërtitet tek 300 milionë euro në vit. Ndërsa zyrtarët e korruptuar shqiptar mes vetit kanë përvetësuar, vjedhur dhe investuar në skema të pastra të investimit të parave 7 herë më shumë, vetëm në një vit. Kjo është analiza, këto janë faktet, jo hartimet boshe. Që të luftosh korrupsionin, duhet ta shkulësh me themel këtë kancer në zemër të politikës ddhe për këtë ka vetëm një rrugë. Fshehin paratë e vjedhura të qytetarëve dhe na japin mend për luftën kundër korrupsionit. A ka derman për këtë? Sigurisht që ka, është e njëjta rrugë që duhet përshkuar për 200 e ca politikanët kryesor të vendit, vit pas viti duhet bërë vettingu u pasurisë së politikanëve, i lidhjeve të tyre të papërshtatshme, i pasurisë së rrethit të tyre familjar, të rrethit të tyre shoqëror, dhe për këtë Partia Demokratike, ne demokratët, grupi ynë parlamentar ka depozituar prej 6 nëntorit të vitit të kaluar ligjin për vettingun e politikanëve. Jo fjalë po akte konkrete.

WhatsApp Image 2024 05 10 at 12.01.11 WhatsApp Image 2024 05 10 at 12.01.111 WhatsApp Image 2024 05 10 at 12.01.112

Artikulli paraprak“Ditën kundër korrupsionit ditën, natën kundër SPAK-ut nuk qëndron ”, Basha: Amendamentet e PD forcojnë institucionet e drejtësisë
Artikulli tjetërKorrupsioni në Shëndetësi, Apeli i GJKKO vendos për Joana Duron dhe tre të akuzuarit e tjerë