“Taksa e shesht 9% është zotimi ynë”, Basha në degën 5: Zgjidhjen e problemit të pronës, fuqizimin e rinisë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës numër 5 në Tiranë. Në fjalën e tij Basha foli edhe për programin e PD që do të zyrtarizohet së shpejti, ku pjesë e tij do të jetë edhe zotimi për taksën e sheshtë 9%. Kreu i PD gjithashtu tha se prioritet do të jetë edhe dhënia fund e problemit të pronës, si dhe fuqizimin e rinisë shqiptare në politikë, në ekonomi dhe kudo tjetër.

Pjesë nga fjala e Bashës në Kuvendin Zgjedhor të degës nr 5 të PD, Tiranë:

Kjo betejë nuk ka vend për nuanca, nuk bëhet thjesht dhe vetëm sa do të jetë niveli i taksës, sigurisht që taksa jonë do të jetë taksë e ulët. Do të jetë taksa e sheshtë 9%. Sigurisht që qeveria jonë do të jetë një qeveri që do të ketë synime të qarta politike. Dyfishimin, trefishimin, shumëfishimin e shtresës së mesme shqiptare. Dhenien fund problemit të pronës, fuqizimin e rinisë shqiptare në politikë, në ekonomi dhe kudo tjetër. Por megjithatë kryesorja dhe më e rëndësishmja është që ne qëndrojmë sot si e vetmja forcë politike e qartë, e prerë dhe fuqishëm për ato vlera, për ato parime, për ato procese që bëjnë dhe do të bëjnë diferencën midis një Shqipërie të nëpërkëmbur, një Shqipërie të përhumbur, një Shqipërie që zvarritet e plaket në çdo aspekt dhe një Shqipërie e cila ndërton në siguri dhe në mirëqenie të ardhmen e premtuar por akoma të pa arritur për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Dhe qëndrimet tona duhet t’ia bëjmë çdokujt se nuk janë qëndrime partriake, as interesa të ngushta politike, por janë e vetmja mburojë e interesit publik sot në Shqipëri.

WhatsApp Image 2024 05 10 at 12.01.112 WhatsApp Image 2024 05 10 at 12.01.111 WhatsApp Image 2024 05 10 at 12.01.11

Artikulli paraprakMbyllet për mungesë fondesh portali unik me të dhëna për pagesat buxhetore “Open Spending Albania”
Artikulli tjetër“Ditën kundër korrupsionit ditën, natën kundër SPAK-ut nuk qëndron ”, Basha: Amendamentet e PD forcojnë institucionet e drejtësisë