Skandali me kërcënimin ndaj gjykatësit në Strasburg, Basha-Ramës: Dorëzoji drejtësisë Agaçin dhe Bibën

Kryetari i opozitës, Lulzim Bashës ka reaguar me ashpërsi sot lidhur me audiopërgjimin e publikuar në media ku dëgjohet sesi një zyrtar i shtetit kërcënon gjyqtarin e Shqipërisë në Strasburg, Ledi Biankun.
Deklarata e kryetarit të PD, Basha
Një audio regjistrim ku dëgjohet shkoqur sesi gjyqtari shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku, shantazhohet në emër të Engjëll Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit dhe krahut të djathtë të Edi Ramës, që të ndikojë vendimet e pronave në favor të qeverisë, është prova më tronditëse në këto 28 vjet, që e fakton qeverinë e Edi Ramës si një organizatë tipike mafioze.
Audio regjistrimi i Denar Bibës, aktualisht nënkryetar i KQZ dhe kandidat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, është prova më e pakundërshtueshme sesi e ka projektuar Edi Rama drejtësinë e re për shqiptarët.
Pasi ka vënë nën kontroll të plotë gjykatat dhe prokurorinë shqiptare, Edi Rama ka kërcënuar edhe shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Sipas regjistrimit audio të publikuar nga media, Denar Biba, në emër të Engjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ka shantazhuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg, që të bëjë kompromis me Qeverinë në kurriz të të drejtave të pronarëve shqiptarë.
Kërcënimi është i qartë: Nëse nuk zbaton porosinë e Edi Ramës “pas përfundimit të mandatit do të mbetet pa punë dhe se sakrifica për të zbatuar me korrektësi ligjin nuk do t’i shërbejë për asgjë”.
Me këtë gjuhë tipike mafioze, i dërguari i Engjëll Agaçit, pra i Edi Ramës, i kujton gjyqtarit shqiptar në Strasburg se: “ky tren, pra mundësia e për të bërë pazar me Qeverinë, nuk do t’i vijë më në jetë”.
Ky shantazh është një akt të mirëfilltë mafioz dhe një rast të paprecedentë jo vetëm në historinë e shtetit shqiptar, por edhe i pa imagjinueshëm në historinë e Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut.

Engjëll Agaçi dhe Denar Biba, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me porosi të Edi Ramës, kanë kryer veprat penale të korrupsionit aktiv dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike.
Prokuroria duhet të kishte nisur këtë mëngjes procedimin penal ndaj tyre, dhe duhet ta kishte komunikuar këtë publikisht, për të treguar se nuk është një vegël në dorën e Edi Ramës dhe të sejmenëve të tij.
Por prokuroria e kapur nga Edi Rama hesht, siç ka heshtur për çdo krim që përfshin zyrtarë të lartë të qeverisë së Edi Ramës.
Shantazhi ndaj gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, zbulon para cdo shqiptari dhe miqve të huaj mekanizmin që përdor Edi Rama për të kontrolluar çdo vendim të prokurorëve, gjyqtarëve e komisionerëve të vettingut në Shqipëri.
Kur Edi Rama arrin të shantazhojë gjyqtarin në Gjykatën e Strasburgut, çdo shqiptar e ka të thjeshtë ta imagjinojë presionin, korrupsionin dhe shantazhin që Edi Rama u bën gjyqtarëve, peokurorëve dhe anëtarëve të vettingut.
Kjo është prova dhe arsyeja pse komisioni i vettingu ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, siç vinte në dukje pak ditë më parë edhe Ëashington Times.
Sot prokuroria duhet të kish nisur menjëherë procedimin penal ndaj Engjëll Agaçit dhe Denar Bibës për shantazh ndaj gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut dhe duhej të kishte njoftuar publikun për një hap të tillë.
Por kjo nuk ndodh sa kohë kemi nje prokurori të kapur nga Edi Rama dhe njerëzit e tij të lidhur kokë e këmbë me krimin.
Me vënien e tyre para përgjegjësisë penale, një prokurori që i shërbën qytetarëve dhe jo mafias, do të provojë atë që dimë të gjithë, se urdhëruesi i kërcënimit të gjyqtarit shqiptar në Strasburg, është vetë Edi Rama.
Asgjë tjetër nuk e justifikon dot heshtjen e Edi Ramës i cili sot duhet shkarkojë nga detyra Engjëll Agacin dhe Denar Bibën e tja dorëzojë drejtësisë.

Audiopërgjimi/ Kam një porosi nga Engjëll Agaçi: ‘A të ndalon më ky tren në stacion?! Të ngelesh pa punë…
Edi Rama duket se që në momentet e para që ka ardhur në pushtet, ka pasur me vete një plan gjigant për pronat në Shqipëri të cilin faktikisht e ka realizuar, edhe pse “gozhda” vazhdon të jetë e ngecur në Gjykatën e Strasburgut.
Si parapritë të asaj që do të bënte në vite në vazhdim, Rama ka pasur si synim që të hiqte qafe Gjykatën e Strasburgut, “foltorja” e fundit ku pronarët e vërtetë shqiptarë kanë besim dhe falen, pas masakrimit që u bëhet këtu nga qeveria dhe gjykatat trashëgimisë së tyre.
Ky ishte edhe thelbi i misionit të qershorit 2014, me të cilin ngarkoi krahun e tij të djathtë për gjithë punët e pista që bën Edi Rama, Sekretarin e Përgjithshëm në kryeministri, Engjëll Agaçin. Duke përfshirë në atë kohë edhe ish-zëvendës kryeministrin Niko Peleshi, të cilin e nisi për në Strasburg në krye të një delegacioni të përbërë edhe nga Avokatja e Shtetit Alma Hiçkaj, ish-Zëvendësministri i Drejtësisë Idlir Peçi, drejtoresha e atëhershme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave dhe Ministre e tanishme e Biznesit Sonila Qato, si dhe Denar Bibën, edhe ky i shpërblyer më vonë në krye të KQZ.
Synimi ishte që të të bindnin kreun e Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg. Dean Spelmann që të pezullonte shqyrtimin e të gjitha rasteve që lidheshin me kthimin dhe kompensimin e pronave, deri në hartimin dhe zbatimin e një ligji të ri mbi pronën, që qeveria Rama premtonte se do të miratonte së shpejti. Për këtë arsye Denar Bibës ju ngarkua misioni që të takonte gjyqtarin tonë në këtë Gjykatë, Ledi Bianku dhe ta bindte që të ndërhynte për realizmin e planit malinj të Ramës me pronat, me anë të joshjes dhe premtimeve por edhe duke e shantazhuar dhe kërcënuar se kur të kthehej në Shqipëri do të ngelej pa punë.
Në audio-përgjimin e publikuar sot nga exit.al dëgjohet qartë se si Denar Biba, pasi i bën ofertën Biankut e kërcënon hapur: “A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.

Përgjmi i plotë i bisedës mes Denar Bibës dhe gjyqtarit Ledi Bianku
“Më mori Engjell Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun?
I thashë…
Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër].
[Agaçi më] tha… hajde të pijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte…
Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja
Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”
Biba vazhdon:
“Ma paguan ata biletën…”
Pastaj, Biba i drejtohet Biankut për ta bindur që të pranojë të ndikojë:
“A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.

edi rama agaci

Artikulli paraprakRama me batakçinjtë e qeverisë tentuan të blejnë edhe Strasburgun për të bllokuar të drejtën e qytetarëve
Artikulli tjetërMe 13 Shtator nis beteja për Teatrin, populli në këmbë kundër bandës