Vasili: Kjo është drejtësia e horrave, kërcënojnë edhe Gjykatën e Strasburgut

Pas audiopërgjimit të sotëm, ku një zyrtar i lartë i shtetit shantazhonte një gjyqtar të gjykatës së Strasburgut ka reaguar edhe kreu i Gurpit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Vasili shkruan se Qeveria e Ramës tentoi të blejë edhe Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, me qëllim bllokimin e fitimit të së drejtës nga ana e qytetarëve.
“Nje audiopergjim shume shume i rende nxjerr sheshit se si batakçinjte e qeverise tentuan te blejne edhe Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg,me qellimin per te bllokuar fitimin e te drejtes nga ana e qytetareve.
Keta te pacipe me ne krye te pacipin flasin e flasin per gjoja drejtesine e re.
Pra drejtesia e re me gjithe reformen ne drejtesi per batakçinjte e qeverise eshte blerja e drejtesise dhe vendosja e drejtesise se horrave”, shkruan ai.
Postimi i plotë
Qeveria e droges tentoi te bleje Strasburgun,
Prokuroria te prangose shkaktaret.

Nje audiopergjim shume shume i rende nxjerr sheshit se si batakçinjte e qeverise tentuan te blejne edhe Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg,me qellimin per te bllokuar fitimin e te drejtes nga ana e qytetareve.
Keta te pacipe me ne krye te pacipin flasin e flasin per gjoja drejtesine e re.
Pra drejtesia e re me gjithe reformen ne drejtesi per batakçinjte e qeverise eshte blerja e drejtesise dhe vendosja e drejtesise se horrave.
Qeveria e droges dhe e drejtesise se horrave tentoi te bleje Strasburgun per te grabitur qytetaret shqiptare.
Kjo eshte vepra penale me e rende qe mund te kete konsumuar ndonje qeveri ndonje here.
Prokuroria shqiptare jo vetem duhet te filloje hetimin e gjere dhe te nxjerre ne shesh kete afere te ndyre me permasa gjigande,por ky duhet te kthehet ne procesin e shekullit per denimin shembullor te hajduterise shteterore te kthyer ne institucion.
Asgje nuk mund te falet ne kete poshtersi shteterore.
As prokuroria nuk do te falet, neqoftese do te tentoje tu shmanget pergjegjesive apo dhe te shmange nga pergjegjesia qeverine perpara kesaj afere gjigande ne dem te popullit shqiptar.
Sot eshte dita ku asgje nuk mund te falet me kurre..

Artikulli paraprakMe 13 Shtator nis beteja për Teatrin, populli në këmbë kundër bandës
Artikulli tjetërParlamenti i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme për të ndalur pazarin e Thaçit me kufijtë