Manchester United, Valencia mungon 6 javë

Probleme në mbrojtje për Manchester United, Antonio Valencia do të mungojë për rreth gjashtë javë, pas operacionit të kryer në krah. Mbrojtësi u dëmtua në sfidën e Kupës së Ligës kundër Manchester City. Mungesa e 31-vjeçarit lë një boshllëk të madh në prapavijën e “Djajve të Kuq”, të cilët nuk po kalojnë një moment aspak të mirë. Skuadra e drejtuar nga Mourinho momentalisht renditet në vendin e tetë me 15 pikë të grumbulluara, shumë larg objektivit të vendosur në fillim të sezonit.

Artikulli paraprakMavraj e Abrashi në formacionin e javës
Artikulli tjetërVerrati “largon” Interin: Do të qëndroj tek PSG