Tregtarët e Belshit në protestë prej 3 javësh, refuzojnë zhvendosjen në periferi

Tregtarët e Belshit po bëjnë rezistencë, duke refuzuar të zhvendosen në periferi të qytetit. 3 javë pas vendimit për mbylljen e tregut në qytet, ata janë përplasur edhe me policinë.

Tregtarët e qytetit të Belshit kanë vijuar sërish protestën e tyre këtë fundjavë, për të kundërshtuar vendimin e bashkisë, që i zhvendos disa km larg qytetit. Ata janë përplasur me policinë, e cila nuk i ka lejuar të vendosin mallrat në rrugë.

“Kemi tre jave që vijmë përqark, nuk na përgjigjet asnjë njëri. Ku do vejë ky halli jonë, si do shkojë kjo punë. Asnjë përgjigje nuk na kanë dhënë, as nuk del njëri te bashkia që të na sqarojë qysh e tek. Efektivët kanë vënë blloqet ne rrimë këtu ata rrinë aty, dhe ça do bëjmë ne? E sëmurë jam me dy insulina po nuk dola të punoj ça do ha, ça do pi?

“Jo nuk kam dalë sot, kam katër javë që dal në protestë. Sepse këtu në Belesh nuk ka pazar frutash e zarzavatesh, diku do ishte bërë këtu. Këta mbushin vetëm xhepat e veta, ne rrime me xhepa të grisur, hajde ti me mua hajde dhe ti tjetri dhe ne rrimë.

“Atje vend nuk ka moj motër, zë shiu ku do e fusësh kokën, këtu hynë nëpër supermarkete, një ujë të ftohtë e marr një kafe e pimë.”

Zhvendosjen e tregut e kundërshton edhe një prej anëtareve të këshillit bashkiak.

“Kur na ka ardhur ky projekt i gatshëm thjesht për tu miratuar dhe, gjë që ne e kemi kundërshtuar, por siç dihet më si ne çdo bashki numri i kartonëve ata e kane dhe e miratuan. Atje nuk ka asnjë lloj kushti dhe nuk ka kapacitetin e duhur për për të mbajt këta 300 tregtare”,-tha Nertila Uruçi Antare e Këshillit Bashkiak.

Janë rreth 300 tregtarë të fruta perimeve dhe mallrave industrialë të cilët preken nga ky vendim. Bashkia pretendon se tregtimi në rrugë përveç se i palejueshëm përbën një figurë jo të bukur për turistët e shumtë që vizitojnë Belshin. Nga ana tjetër tregtarët kërkojnë një vend të përshtatshëm, por në qytet, afër blerësve pasi disa km larg askush nuk shkon të blejë.

Screenshot 20240504 172340 Samsung Internet

Artikulli paraprakDyshimet se spiunët ushtarakë rusë kanë hakuar e-mailet e anëtarëve kryesorë të partisë së Olaf Scholz, Gjermania thërret për konsultime ambasadorin e saj në Moskë
Artikulli tjetër“Tatimi i profesioneve të lira do të rrisë papunësinë në Lezhë”, Alfrida Marku: Rreth 2 mijë biznese përballen me ndryshimet abuzive