Lexoni ideologun e rrjedhur të Ramës: Haradinaj do shkojë në Hagë që të fitojë elektorat

Ka rrjedhur komplet. Askush nuk e lexon dhe askush nuk ja var më në media dhe opinionin public, por për të kuptuar se deri në çfarë pike ka arritur kjo rrjedhje e ideologut të Ramës lexoni këto rreshta të shkruara prej tij pas dorëheqjes së Haradinajt dhe thirrjes së tij nga Gjykata e Hagës.

Sipas tij, dorëheqja e Haradinajt është taktike që partia e tij të marrë më shumë vota. A mund të bëhet më shumë qesharak një njeri që artikulon një tezë të tillë? “…dorëheqja e Haradinajt para nisjes në Hagë dhe kërkesa për zgjedhje të parakohëshme, është një taktikë politike e Hardinajt, për të fituar elektorat”, thotë idologu i Ramës.

…dorëheqja e Haradinajt para nisjes në Hagë dhe kërkesa për zgjedhje të parakohëshme, është një taktikë politike e Hardinajt, për të fituar elektorat përmes viktimizimit, por nuk ka lidhje me statusin e tij si i thirrur në Hagë për krime lufte.

Ai po përpiqet të viktimizohet nga fletëthirrja dhe të shpresojë se kjo do ta forcojë në zgjedhje në Kosovë.
Por kjo nuk ka lidhje me faktin se Kosova turpërohet apo nderohet, duke u gjykuar Ramushi si individ, apo me detyrë kryeministër.

Ramushit si kryeministër, ende nuk i ka ardhur ora të gjykohet. Nëse do të gjykohet për korrupsion apo shkelje ligji, do ta bëjnë gjykatat e Kosovës. Uroj mos t’i ndodhë kjo gjë.

Por në Hagë hetohet dhe gjykohet Ramush Hardinaj, si ish- komandant dhe s’ka lidhje fare me faktin, që sot është kryeministër. Nëse ai dënohet si hero i luftës në Kosovë, do të mbetet në histori. Nëse hetimi zbulon gjëra të pakëndshme për vëllavrasje, po ashtu ai e merr personalisht atë taksë.

Përpjekja për t’ia quajtur nder Kosovës, faktin që Ramushi po ikën si kryeministër i dorëhequr, është një paragjykim i rëndë për drejtësinë dhe Ramushin, pasi po duket sikur ai është apriori fajtor.

Artikulli paraprakRama i kërkon dy pronarëve të televizioneve mbylljen e “Opinion” dhe “TPZ”
Artikulli tjetërRamush Haradinaj asht si mali, për ta kuptue madhështinë e tij duhet t’i largohesh pak