Eni Vasili revoltohet me paktin e PS-së me Rithemelimin: Akti i parë pasi fikën protestën në Parlament, ishte lirimi i të korruptuarve

Moderatorja e OPEN, Eni Vasili, ka shpërthyer në emisionin e saj ndaj deputetëve të Rithemelimit, të cilët për muaj me radhë hipën mbi tavolina dhe dogjën karrige në Parlament dhe gjëja e parë që bën kur u rikthyen normalisht ishte bashkimi i votave me këtë mazhorancë për të liruar të korruptuarit.

Sipas gazetares së njohur, nëse opozita i bashkon në këto raste votat me pushtetin, ku vajti shpresa e njerëzve.

“Në qoftë se te opozita shohin shpresën për ndryshim dhe në qoftë se opozita i bashkon votat në një rast si ky apo në raste të tjera me pushtetin, ku vajti shpresa?” – u shpreh e revoltuar Vasili.

Më tej ajo u shpreh se opozita imazhin dhe faqen ka dhe duhet të jetë alternativë përballë pushtetit, jo të bashkoj votat për të liruar të korruptuarit.

“Opozita është për rotacion për të parë ndryshimin, aty ku ka vend përndryshim. Kjo është çështja. Ti pse je në opozitë, zotëri? Pra, të më tregosh mua që je një alternativë më e mirë se ky. Të paktën, këtë ke disa muaj që më tregon se ke bllokuar sallën e Parlamentit. Dhe akti i parë politikë që ti bën kur ti shkon në Parlament, është se bashkon votat me këtë mazhorancë me të cilën hipje mbi tavolinë dhe digjje karriget për të këtë produkt që është lirimi i të korruptuarve. Opozita imazhin ka, faqen, nuk ka gjë tjetër.” – përfundoi moderatorja e njohur.

Artikulli paraprakVetting zbulon shifrat/ Sa të hetuar nga SPAK përfituan nga Amnistia Penale! Të metat e sistemit të Burgjeve
Artikulli tjetërMosrealizimi i votës së diasporës, PD kallëzon në SPAK për shpërdorim detyre Lindita Nikollën: Nuk zbatoi vendimin e ‘Kushtetueses’