Zbardhen akuzat qesharake të Serbisë ndaj Haradinajt…

Sipas portalit serb Blic.rs, kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, është i përfshirë në trafikim organesh në Shqipëri. Sipas këtij portali, Haradinaj është i përfshirë në rastin e ashtuquajtur “Shtëpia e Verdhë” e cila ndodhet në Burrel.

Në këtë portal shkruhet se njëri nga serbët ka dhënë dëshmi se si kanë ndodhur ngjarjet në të ashtuquajturën “Shtëpinë e Verdhë”. Aty shkruhet se trupa të gjymtuar të serbëve janë varrosur në varreza masive në Burrel. E madje ky portal shkon aq larg sa që shkruan se dy trupa ishin varrosur në një vrimë në varreza të fshatit.

Sipas blic.rs, personat të cilët dëshmuan për këtë rast janë vetë shqiptarë të cilët janë nga Kosova dhe Mali i Zi të cilët kanë dëshmuar për vendndodhjen e sakatë.

E madje edhe vetë UNMIK sipas tyre ka filluar hetimet në bazë të këtyre dëshmive që më pas e shtynë Dick Martyn ta krijojë çështjen e së ashtuquajturës “Shtëpia e Verdhë”.

E madje është ky portal pretendon se tashmë është krijuar ‘Dosja Haradinaj’ e cila do të merret me këtë çështje.
Shkruhet më tutje se të gjithë ata të cilët janë dëshmitarë të trafikimit ndërkombëtarë të organeve e njohin ‘Shtëpinë e Verdhë’.

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka thënë se mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër tij.

Haradinaj e ka fjalën për presidentin aktual serb Aleksandër Vuçiq dhe mediat e afërta me të të cilat po thonë se e dinë arsyen e thirrjes së Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Kanë dështuar në të kaluarën, po dështojnë tani dhe do të dështojnë gjithnjë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Kryeministri i dorëhequr është paraqitur para Gjykatës Speciale në Hagë si i dyshuar para disa ditëve ku ka vendosur të mbrohet në heshtje.

Ky është shkrimi i plotë i tij:
Mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit Milosheviq, tash president i Serbisë, Aleksander Vuqiq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër meje. Kanë dështuar në të kaluarën, po dështojnë tani dhe do të dështojnë gjithnjë!

Artikulli paraprakDënoi Gruevskin, Kryeprokurorja e posaçme në Maqedoni skemë për zhvatjen e miliona eurove
Artikulli tjetërZbulohet një planet i banueshëm?