Ledio Braho: Opinioni i Venecias për 30 qershorin më shumë politik sesa ligjor

Juristi Ledio Braho, në një intervistë në SYRI TV, foli për faktin se si Komisioni i Venecias ka ligjëruar zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku në garë mori pjesë vetëm PS.

Braho thekson se opinioni i duket më shumë politik sesa gjyqësor. Ai shton se klima politike ka sjellë pasiguri tek votuesit.

“Tashmë jemi në fazën e draftit të opinionit, draft që pritet të miratohet në mënyrë të plotë nesër ose ditët në vazhdim nga Komisioni i Venecias. Nuk ka ndryshime mes versionit final dhe opinionit. Opinioni nuk e ka lënë pa prekur edhe opinionin më herët. Komisioni i Venecias më shumë ka parë nëse kandidatët kanë qenë brenda kritereve që lejohen sesa ka vërejtur në tërësi si kanë shkuar zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Njëherë kishte dekret për një datë e njëherë dekret për tjetër datë e kjo bën që edhe votuesit të jenë të pasigurt. Duhet që partitë dhe institucionet të marrin masa që klima të mos ndikojë tek pasiguritë e qytetarëve. Opinioni i Venecias për mendimin tim është më shumë politik sesa ligjor”, deklaroi Braho.

Artikulli paraprak9 humbje jete nga Covid-19 dhe 495 të infektuar në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërDenoncimi i qytetarit: Më bënë vaksinë të skaduar, jam bërë shumë nervoz, s’kemi ku ta qajmë hallin