Kërcet kallashi në mes të natës në qytetin verior, policia fle gjumë

Qytetarët në Bulqizë janë tmerruar mbrëmjen e djeshme nga breshëria e kallashnikovit. Denoncimin e bën një qytetar në adresë të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ka publikuar të dhënat që i ka dërguar qytetari dixhital ku thuhet se për këtë ngjarje nuk ka reaguar policia zyrtarisht.

Postimi i plotë

Ne Bulqize kercet Kallashi narkopolicia flen gjume! sb

Mirmbrema Dr Sali Berisha.

Se pari uroj te jeshe mir me shendet, Jam nje qytetar nga Bulqiza e Re. Mbrem Bulqiza ka qen nen bresherin e kallashnikov ndersa Policia e Shtetit nuk ka dhen asnje njoftim zyrtar. Jane gezhojat ende ne rrugë asnje polic nuk eshte afruar te mori nje gezhoj te vetme. Ke frik te dalesh ne rrug me familje se ha naj plumb, Aman postoje mos vallë e shikon “Lleshi” qe merret me plazhet, Anonim ju lutem

Artikulli paraprakItalia drejt shërimit nga koronavirusi
Artikulli tjetërKreu i IKMT Tiranë u rrëmben pronat me Hipotekë qytetarëve, u vendos gjoba…