Kreu i IKMT Tiranë u rrëmben pronat me Hipotekë qytetarëve, u vendos gjoba…

Kreu i Inspektoratit Ndërtimor Tiranë, Mariglen Qato është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës nga disa familje në zonën e Kombinatit që deklarojnë publikisht se po u merret prona në rrugë antiligjore në emër të një investimi publik që bashkia ka nisur të kryejë në këtë zonë.

Në një intervistë për News 24, Ergys Cullhaj përfaqësues i një prej familjeve të prekura thotë se ka 5 muaj që Inspektoriati Ndërtimor Vendor më në krye Mariglen Qaton po u bën presion të hapur familjeve për të liruar hapësirën private të ligjëruar me certifikatë pronësie duke i ndëshkuar me gjobë në vlerën 5 milion lekë.

“Këta nuk kanë sjellë as vendim shpronësimi. Na kanë ardhur 3 inspektorë. Na kanë vënë 5 milionë gjobë për kundërshtim. Se di pse e kanë vënë ‘ndërtim pa leje’. Jemi pronarë të ligjshëm me dokumentacione dhe certifikatë pronësie”, theksoi Cullhaj.

Sipas banorëve, IMT e bashkisë Tiranë po vepron në shkelje flagrante të ligjit për shpronësimet në funksion të investimeve publike duke mbajtur të fshehtë projektin e detajuar të rrugës së re, piketat se deri ku do të shtrihet gjurma e rrugës, dhe më kryesorja mungesën e vendimit të shpronësimit për ta ankimuar ose jo në gjykatë.

“Nuk bllokojmë ne projektet e Bashkisë së Tiranës, por duam një vendim shpronësimi. Nuk kanë vendosur as piketa. Asgjë. Këtu nuk ka ardhur asnjë inxhinier. Nuk kanë ardhur asnjë, dhe nuk kemi parë asnjë projekt”, tha ai.

Cullhaj thotë se gjoba i ka frikësuar banorët e tjerë që nga frika kanë lejuar fadromat të hyjnë në pronën e tyre pavarësisht se nuk ka një vendim shpronësimi. “Këtu ka shumë veta, por nuk dalin nga frika se kanë hallin e punës. Dhe kanë frikën e gjobës”, pohoi banori.

Në kushte të tilla familja Cullhaji thotë se do t’i drejtohet gjykatës. “Ne do bëjmë një padi në Gjykatën e Tiranës, do presim vendimin”, përfundoi ai.

Artikulli paraprakKërcet kallashi në mes të natës në qytetin verior, policia fle gjumë
Artikulli tjetërMetaliaj replikon me Lleshajn: Asnjë investim në Lezhë prej 7 vitesh qeverisje se ishit të zënë me gazin për të helmuar shqiptarët