Katastrofë mjedisore për qytetarët nga landfilli në Elbasan

Ish-Kryeministri Berisha publikoi dje dy denoncime nga qytetarë të Elbasanit, sipas të cilëve një katastrofë e vërtetë mjedisore po ndodh atje për shkak të ndotjes së shkaktuar në ajër nga vënia në punë e landfillit në këtë qytet. Në denoncimet e publikuara nga Berisha thuhet: -“Përshëndetje doktor, uroj të jeni mirë ju dhe familja juaj, përveçse Shqipëria digjet dhe kryqeveritarët krihen, në Elbasan veç kjo kishte mbetur për të përmbysur ajrin pa oksigjen prej dekadash, një aromë vdekje ka pushtuar qytetin, që në aplikimin e landfillit të Elbasanit ajri që thithim është erë e ngordhur dhe një situatë shumë e vështirë sidomos në këto ditë ekstrem të nxehta, kjo shkakton vrasjen në heshtje të popullit, ju lutem bëjeni sa më mediatike këtë çështje se kanceri po na vret. Unë e dua vendin tim!”. Denoncimi tjetër: “Përsh lideri historik i Shqipërisë, zoti Sali Berisha kemi një shqetësim shumë të madh. Jam një banor i lagjes Skënderbej Fushmret, afër landfillit Elbasan, po vdesim nga era e keqe, po bëjmë 1 muaj që nuk po jetohet, është bërë me ik fare nga lagjia, aq erë e keqe. Të lutem na ndihmoni se ti je zgjidhësi i probleme dhe halleve tona. Të lutem na ndihmoni se po vdesim fare nga era e keqe, po bëhemi me kancer që në moshë kaq te re. Flm nqs e shpërndan si problem me respekt”.

Artikulli paraprakRaporti i DASH, si po përpiqet të infiltrohet në Shqipëri terrorizmi iranian
Artikulli tjetërJa si Erion Veliaj e vrau 17-vjeçarin Gjoklaj dy herë brenda një viti