Kartelet meksikane dhe kërkesa amerikane

Bërja e një harte të krimit të organizuar në Meksikë është një ndërmarrje e vështirë. Qysh kur në vitin 2007 fillova të studioja luftën e drogës në Meksikë, e gjeja temën mjaft komplekse. Është bërë më shumë se kurrë tani që qeveria meksikane–në përgjigje të legjislacionit amerikan – i ka copëzuar këto organizata. Siç regjistronte një raport i Southern Pulse në vitin 2012: «Në Meksikë grupet kriminale tentojnë drejt një dimensionoi lokal dhe të kufizuar». Në fakt, ky parashikim ka rezultuar i vërtetë në masën në të cilën është shfaqur një miriadë bandash të vogla të impenjuara në kontrollin e territorit dhe në një gamë të gjerë aktivitetesh kriminale. Ndërkohë, në Meksikë është firmuar një tendencë që privilegjon stabilitetin në vend të ndryshimeve. Nëse shumë grupe janë formuar duke filluar nga kartelet e mëdha «kombëtare» dhe «rajonale» që njihnim, bërthamat fillestare mbesin – shpesh me të njëjtin emërtim, duke kaluar fazat e dobësisë dhe të rimarrjes së vetes. Për «shpërbërjen» e këtyre të fundit (referuar Kartelit Beltrán Leyva në vitin 2012) apo për devolucionin e tyre deri sa të katandisen në «hije të vetëvetes» (të kihet parasysh Karteli Tijuana në 2010) kanë folur qeveria amerikane dhe meksikane, të cilët më pas kanë përfunduar për t’i parë të rishfaqen shpesh dhe me dëshirë në aleancë me kartele të tjera, siç ka evidentuar Irina Chindea. Sikur të mos mjaftonte, fushata që ka marrë në shënjestër organizatat më të rëndësishme ka krijuar një boshllëk në të cilit është futur një aktor jo i pranishëm në 2007, Cartel de Jalisco Nueva Generación (CJNG). Ky i fundit është karteli i vetëm meksikan që vitet e fundit Drug Enforcement Administration (DEA) amerikane e ka përshkruar si në ekspansion dhe me ambicie në shkallë kombëtare. Specifikisht, vullneti për të goditur qeverinë meksikane është në origjinën e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në 2015. Për të përshkruar gjeografinë aktuale (verë 2017) e karteleve meksikane do të përdorë punën investigative të kryer nga gazetarë kurajozë – midis të cilëve Javier Valdez Cárdenas, i vrarë kohët e fundit – dhe dokumenta të DEA-s.

Kartelet e Bregut Paqësor
Karteli i Sinaloa – për të cilin nganjëherë përdoret emërtimi Kartel i Paqësorit – përgjithësisht konsiderohet si rrjeti i narkotrafikut më i shtrirë dhe më i fuqishëm i Meksikës. Ose, më mirë, një «federatë» trafikantësh të rëndësishëm karakteri bashkëpunues i të cilëve duket se ka munguar shumë në kohët e fundit. Karteli i Sinaloa përjetoi një copëzim të parë në 2008, kur organizata e Beltrán Leyva e perceptoi si tradhëti arrestimin nga ana e Policisë Federale – e konsideruar nën kontrollin e El Chapo Guzmán – e «El Mochomo», vëllai i Arturo Beltrán Leyva. Kapja e tij shkaktoi një spirale dhune midis dy grupeve që jo më vonë se 2012 shtyu shumë që të njoftojnë vdekjen e grupit Beltrán Leyva. Deklarim mjaft i guximshëm, pasi flitet për kartelet e drogës, të njohur për kapacitetin e tyre të durimit dhe të riorganizimit. Në fakt, klani Beltrán Leyva ndërtuan me kartelet Los Zetas dhe të Juárez një aleancë në funksion antiSinaloa. Pavarësisht, ky kartel i fundit vazhdon të jetë më i fuqishmi në Meksikë. Në vitin 2010 një goditje tjetër e rëndë iu dha nga qeveria kartelit Sinaloa me vrasjen nga ana e policisë e Ignacio «Nacho» Coronel, prodhues i njohur amfetaminash. Anëtarët e mbijetuar të organizatës së tij i dhanë jetë një konflikti të brendshëm nga ku doli fitimtar Cartel de Jalisco Nueva Generación (CJNG). Atëherë ky grup mund të shikohej si një krah i armatosur i Kartelit Sinaloa i impenjuar në luftën kundër kartelit Los Zetas të shtetit Veracruz – ose Matazetas, siç quhen. Me transformimin e CJNG-së nga aleat i Kartelit Sinaloa në rival të tij, dhuna ka shpërthyer e papërmbajtshme në vende më parë të padyshimtë. Përqindja e vrasjeve në shtetin Colima, destinacion balnear në Paqësor, ka kaluar nga të qenit afër zeros në 81.55 për 100000 banorë e vitit 2016, e rritur më tej në 116 për 100000 banorë në janarin e 2017. I njëjti fat i ka takuar qytetit kufitar Tijuana, i cili – në dukje i paqëtuar në 2010 – ka qenë protagonist episodesh të reja dhune, pasi që CJNG-ja dhe të mbijetuarit e kartelit lokal kanë bashkuar forcat për të luftuar armiqtë e Sinaloa.

Rikapja e El Chapo dhe fundi hipotetik i Kartelit Sinaloa
Rëndësia e rikapjes së Joaquín «El Chapo» Guzmán Loera në 2016 dhe ekstradimi i tij në Shtetet e Bashkuara në vigjilje të inaugurimit të Donald Trump si President janarin e kaluar nuk mund të vlerësohet në asnjë mënyrë. Pas transferimit në Ciudad Juárez në vitin 2016, Guzmán dukej se e kishte humbur kontrollin e organizatës së vet; përshtypje e përforcuar pas dorëzimit të tij tek autoritetet amerikane. Trashëgimtari i natyrshëm ishte Dámaso López, zëvendësdrejtor i burgut Puente Grande nga ku «El Chapo» ishte arratisur në vitin 2001. Djemtë e Guzmán nuk e kanë marrë mirë ngritjen e López dhe një valë e radhës dhune ka përfshirë rajonin Sinaloa, duke filluar nga viti i kaluar (prej të ashtuquajturve djem të El Chapo, njëri u rrëmbye në Puerto Vallarta në gushtin e 2016 në një tentativë rinegociimi të kontrollit të territoreve nga ana e CJNG-së). Për sa i përket Dámaso López, ai është arrestuar në muajin maj gjatë përleshjeve të përgjakshme midis pjellave guzmaniane dhe të paktën tri grupeve për kontrollin e narkotrafikut në Sinaloa. Edhe atje ku Karteli i «Shtetit të 11 Lumenjve» do të duhej të copëzohej në 5 grupe më të vogla, këta do të ishin gjithsesi më të fuqishmit dhe më të përhapurit e Meksikës.

Meksika verilindore dhe Bregu i Gjirit
Karteli i Gjirit ka kontrolluar për një kohë të gjatë Verilindjen e vendit nëpërmjet klanit Los Zetas, krah i armatosur, anëtarët e të cilit janë rekrutuar midis radhëve të Forcave Speciale meksikane. Los Zetas e kanë braktisur kartelin në vitin 2010, pasi përleshjet e përgjakshme që kishin shpërthyer në kufirin verior me Texas dhe qeveria kishte nisur një fushatë të hekurt kundër tyre. Në demonstrim të asaj sesa është i rrënjosur në Tamaulipas korrupsioni që u mundëson këtyre karteleve të lulëzojnë, ish- Guvernatori Tom Yarrington është arrestuar prillin e kaluar në Itali dhe ka mundësi që do të ekstradohet në Texas, ku do të duhet t’u përgjigjet akuzave lidhur me «miliona dollarë në ryshfete të dhëna nga Karteli i Gjirit dhe nga narkotrafikantë të tjerë». Nga viti 2010, si Los Zetas, ashtu edhe Karteli i Gjirit, rezistojnë akoma, megjithëse fraksione të brendshme po tentojnë të afirmohen në lidership. Karteli i Verlindjes (Los Zetas besnikë ndaj vëllezërve Treviño, aktualisht në burg) kontrollon shtetin Coahuila dhe portin “Nuevo Laredo”. Armiq kryesorë të Kartelit Verilindor janë Los Zetas Vieja Escuela, që nuk mungojnë të lidhin aleanca me fraksione të tjera të Kartelit të Gjirit për të mundur kundërshtarët e tyre. Teatër luftërash të brendshme është edhe Reynosa, qytet në kufi me Texas, ndërsa në Monterrey, qendër industriale e Meksikës Veriore, ai që bën padronin është miqësia midis Los Zetas, Cartello Juárez dhe Beltrán Leyva. Këto të fundit janë aktivë edhe në Veri të Sinaloa dhe në shtetin Guerrero, në bregun Paqësor, ku konkurrojnë jo më pak se 10 kartele të tjera kontrollin e një prej zonave më të varfëra e më të dhunshme të vendit.
Beteja e kartelit Los Zetas kundër CJNG-së vazhdon pastaj në shtetin Veracruz. Këtu janë zbuluar kohët e fundit varret e përbashkëta që përmbajnë rreth 250 trupa, dukshëm të varrosur, duke përdorur buldozerë. Ish-Guvernatori i Veracruz është akuzuar pastaj për korrupsion dhe është kapur në Guatemalë pas një kërkimi personal të zgjatur muaj të tërë (ekstradimi në Meksikë është vendosur me 4 korrik). Më në Jug, në Oaxaca, arrestimet e kohëve të fundit të disa Zetas sugjerojnë një kohezion të brendshëm më të madh nga sa lejojnë të kuptohen këtu përplasje të brendshme. Në kufirin verior, Ciudad Juárez është objekt kontestimi midis Kartelit Sinaloa dhe Kartelit Juárez, mbështetur nga krahu i armatosur i tij, i njohur si La Linea. Përleshjet midis këtyre të fundit dhe forcave të Sinaloa janë një hipotekë e rëndë mbi paqen, deri më tani me 14 viktima.

Kartelet e Terra Caliente
Rajoni i Terra Caliente përfshin shtetet Michoacán, Guerrero e Estado de México dhe është bërë një zonë e rëndësishme konflikti edhe për shkak të prodhimit të konsiderueshëm vendor të opiumeve. Këtu ndodhen organizatat më gjakatare e më të famshme e narkotrafikut të Meksikës. Në vitin 2006 La Familia Michoacana i ka shpallur formalisht luftë kartelit Los Zetas dhe është vetëkurorëzuar mbrojtëse e popullit meksikan, duke rezultuar po aq e dhunshme dhe mafioze sa vetë Los Zeta. Pastaj, në vitin 2011, nga familja janë shkëputur të ashtuquajturit Caballeros Templarios. Kundër këtyre La Familia Michoacana janë ngritur në 2012 celula të «vetëmbrojtjes», nga të cilët disa deri të miratuara nga qeveria që ka përdorur një dispozitë kushtetuese që mundëson krijimin e forcave rurale të mbrojtjes.
Rritja e varësisë nga opiumet dhe legalizimi i marijuanës në shumë shtete amerikane ka prodhuar një rritje të kërkesës së heroinës dhe i ka shtyrë shumë bujq meksikanë që t’i konvertojnë të mbjellat e tyre. Shtete ai ai i Guerrero – prodhues i 60% të opiumeve made in Mexico sipas Christopher Kyle – e kanë rritur shtrirjen e trojeve të mbjella me drogë dhe organizatat lokale të kushtuara narkotrafikut kanë filluar që ta terrorizojnë popullsinë përgjatë rrugëve të komunikimeve strategjike si Autostrada 51. Kontrolli i këtyre arterieve nga ana e bandave rregullon aksesin në rrugët dytësore që çojnë në kodrinat ku, në mbi 300 metra lartësi, mbillen opiume. Los Tequileros, të udhëhequra nga një ish njeri i rëndësishëm i familjes Michoacán, janë specializuar në rrëmbime dhe kontrollojnë 16 njësi administrative vendore nëpërmjet një strategjie terrori të tipit feudal. Fshatra të tëra janë boshatisur nga banda të përkushtuara ndaj sekuestrimeve dhe gjobave në shtetin Guerrero. Bastion i klanit Beltrán Leyva deri 10 vite më parë është sot objekt kontestimi për një dyzinë kartelesh (midis të cilëve Los Viagras, Los Rojos, Los Ardillos, Los Tequileros, anëtarë të Familia Michoacana dhe të Caballeros Templarios, klani Cjng, klani Blo, klani Guerreros unidos, Los Jefes dhe klani Gente nueva), ndërsa karteli i pavarur i Acapulco është afirmuar në qytetin me të njëjtin emër.

Zonat turistike
2017 ka shënuar një vijë ndarjeje në konceptimin e përgjithshëm, se cilat janë zonat e sigurta të Meksikës. Në muajin janar, Los Zetas kanë vrarë 5 njerëz në Jug të Cancún gjatë një festivali muzikor të organizuar nga kanadezë dhe amerikanë. Kalifornia e Poshtme e Jugut ka pasur një prej rritjeve më të shpejta të përqindjes së vrasjeve në shkallë kombëtare, ndërsa sekuestrimi i djalit të El Chapo ka ndodhur në një zonë tjetër turistike të Paqësorit, në Puerto Vallarta. Ëndërr e turistëve në vitet ’60, gjatë 10 viteve të fundit Acapulco është bërë një destinacion i paafrueshëm ku vrasjet janë në rend të ditës. Edhe zona jo të interesuara nga turizmi janë mbërthyer progresivisht nga një spirale dhune (mjafton të citohet Shteti i Puebla, ku Benjamín Arellano Félix u arrestua në 2002). Duhet të jemi të befasuar? Analistët për më tepër mendonin se narkotrafikantët kërkonin qetësinë atje ku i kushtohen riciklimit të parave të pista. Por siç ka nënvizuar me të drejtë Alejandro Hope, një planifikim urbanistik mizerje, rroga të ulëta dhe viktima porenciale tejmase shpërblyese e bëjnë krejtësisht të pazbatueshme idenë se mund ta mbajë larg dhunën.

Perspektiva të ardhshme
Në këtë moment ajo që i shërben më pak Meksikës është një rigjallërim i dhunës. Vendit i duhet që të përballet me sfida të reja: rinegociimin e North American Free Trade Agreement (NAFTA Marrëveshja Veriamerikane për Shkëmbimin e Lirë) me administratën Trump, poshtërimin kur ka dëgjuar t’i imponohet gjatë samitit të G20-ës, pagesa e ndërtimit të një muri përgjatë kufirit me Shtetet e Bashkuara, zbatimin më të rreptë të legjislacionit amerikan antiemigrim falë të cilit Meksika është bërë destinacioni i të dëshpëruarve në arrati nga dhuna e bandave të Amerikës Qendrore, një ekonomi në vështirësi dhe një president jopopullor – Enrique Peña Nieto – në krye të shtetit nga viti 2012 dhe në vitin e fundit të mandatit në 2018. Sipas thënieve të të gjithë analistëve, përdorimi konstant i operacioneve policore dhe i ndërhyrjeve të ushtrisë nuk e ka përmirësuar situatën; midis masave të tjera, janë të nevojshme një reformë e sistemit gjyqësor dhe penal, si edhe redukutimi i korrupsionit. Pikërisht planet që mbështet Departamenti amerikan i Shtetit dhe që urrejnë sferat ushtarake. Gjejeni se kush do të shikojë fondet e shkurtuara në bilancin e ardhshëm?

Nathan Jones është Asistent Profesor për Studimet e Sigurisë në Sam Houston State University

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakMë idiotja e të gjitha luftërave
Artikulli tjetërVendimet e vështira mes Merkel dhe Macron