Johnson mund të vaksinohet “live” në televizion, kamionët me 800 mijë vaksina drejt Britanisë

Kryeministri britanik, Boris Johnson mund të bindet të marrë një vaksinim kundër COVID-19 në televizion për të treguar se është e sigurt, por nuk do ta marrë para atyre që kanë më shumë nevojë, ka thënë sekretari i tij i shtypit.

Politikani 56 vjeçar, i cili kaloi kohë në kujdes intensiv në fillim të këtij viti pasi u infektuar, ka përshëndetur miratimin në Mbretërinë e Bashkuar të vaksinës së Pfizer, si një fitore globale dhe rrezë shprese, raporton theguardian.

I pyetur nëse kryeministri do ta merrte qëllimin drejtpërdrejt në televizion, sekretarja e shtypit, Allegra Stratton tha se ajo nuk e kishte pyetur atë drejtpërdrejt, transmeton Telegrafi.

“Nuk mendoj se do të ishte diçka që ai do ta përjashtonte. Por unë mendoj se ne gjithashtu e dimë që ai nuk do të donte të merrte para dikujt që është jashtëzakonisht i prekshëm, klinikisht i prekshëm dhe që duhet ta marrë atë para tij”, pohoi ajo.

Qeveria e Britanisë ka thënë se shërbimi shëndetësor do t’i japë përparësi vaksinimeve, duke vendosur së pari banorët e moshuar në shtëpitë e kujdesit dhe kujdestarët e tyre, pastaj të gjithë ata mbi 80 vjeç dhe punonjësit e linjës së frontit.

Ndryshe, Britania deri më tani ka raportuar 1.6 milion të infektuar gjersa kanë vdekur 59699 persona.

Kamionët e mbushur me vaksinat e para kundër COVID-19 të Pfizer/BioNtech, tashmë janë nisur për në Britani të Madhe, ditë kjo kur edhe iu dha drita e gjelbër për përdorimin e kësaj vaksine.

Mijëra doza të vaksinës nga fabrikat e Pfizer në Belgjikë, këtë mëngjes janë parë duke mbushur kamionët që do t’i shpërndajnë ato në Britani, që njëherit është vendi i parë në botë që autorizoi përdorimin e tyre, transmeton Telegrafi.

Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka bërë publik lajmin për lejimin e përdorimit të vaksinave në Britani të Madhe, duke theksuar se po i vie fundi pandemisë, derisa kryeministri britanik Boris Johnson tha se me këtë vaksinë do të “lejohet rikthimi i normalitetit dhe ekonomisë”.

Afro 800 mijë doza të vaksinës së Pfizer që duhet të jepen në një periudhë kohore prej 21 ditë larg njëra-tjetrës – do të jetë në dispozicion për qytetarët gjatë javës së ardhshme.

Në anën tjetër është bërë e ditur se Britania ka porositur në total 40 milionë doza të vaksinës së Pfizer, ku 10 milionë do të shpërndahen deri në fund të këtij viti dhe pjesa tjetër nga viti i ardhshëm.

Artikulli paraprakE propozoi Rama, OSBE refuzon Ditmir Bushatin si përfaqësues të lirisë së medias, ja shkaku
Artikulli tjetërFaqja e pare