E propozoi Rama, OSBE refuzon Ditmir Bushatin si përfaqësues të lirisë së medias, ja shkaku

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk arriti të përzgjidhej si përfaqësues për lirinë e medias në OSBE, pas propozimit të bërë në këtë post nga kryeministri Rama.

Përfaqësuesi i medias zgjidhet me konsensus nga 57 vendet anëtare, ndërsa ky post i është besuar sekretares së shtetit të Portugalisë.

Kryeministri shqiptar më 19 shtator propozoi ish-kreun e diplomacisë shqiptare, si kandidat të mundshëm për të mbajtur detyrën e Përfaqësuesit të OSBE, për lirinë e medias.
 

Bushati u propozua në këtë detyrë për të zëvendësuar Harlem Dezir.

Por mesa duket pas këmbënguljes së Ramës për të kaluar ligjin që cënon lirinë e medias, OSBE ka vendosur të përjashtojë kandidaturën e Ramës për përfaqësues të lirisë së medias.

 

Artikulli paraprakQeveria, 5 milionë euro abuzim nga tenderat për maska e doreza
Artikulli tjetërJohnson mund të vaksinohet “live” në televizion, kamionët me 800 mijë vaksina drejt Britanisë