Gazetari Çollaku, 30 minuta në Prokurori: Të gjendet grupi armiqësor

Gazetari Basir Çollaku, i cili është paditur për shpifje nga Taulant Balla është marrë sot në pyetje për rreth 30 minuta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Çollaku sapo ka dalë nga Prokuroria ka thënë për gazetarët se ai u pyet për mënyrën se si ishte realizuar intervista me oficerin që denoncoi rastin e Xhisiela Malokut, Emilajno Nuhu.
Ai tha se Prokuroria duhet t’i shkojë këtij rasti deri në fund për të “nxjerrë grupin armiqësor”.
“Isha thirrur nga prokurori në cilësinë e pesonit që di për ngjarjen. Prokuroria t’i shkojë deri në fund, për të nxjerrë grupin armiqësor.
Prokurorët kanë kërkur të dinë se cilat ka qenë mënyrë e intevistës, kontaktet me Nuhun, besoj se prokuroria do të jetë korrekte ashtu siç ishte gjatë kësaj séance. T’i shkojë deri në fund pretendimit të politikanëv e se mbase ata janë skenaristët”, tha ai ndër të tjera.
“Unë jam që të kallëzohet kushdo që shpif, por nëse do ta fillonim, duhet ta nisim nga politikanët”, shtoi Çollaku.

balla rraja

Artikulli paraprakSkandali i vjedhjes nga zv.ministri Demo dhe deputetja Gjylameti, reagon PD: Pse hesht ministrja e Arsimit
Artikulli tjetërIntervista e Modriç: Kurrë nuk do të luaj me Messin