Emigranti: Policët e Durrësit më çuan në komisariat sepse duan ndonjë lek! Reagon Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sërish sjelljen rrugaçërore të policisë shqiptare ndaj qytetarëve.

Në postimin e radhës ish-kreu i qeverisë, ka publikuar mesazhin e një emigranti i cili thekson se është ndalur nga policia vetëm pse makina e tij kishte targa euopriane.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Qendrim prej gangsteresh te narkopoliceve rrugor te Durresit ndaj emigrantit.

Lexoni denoncimin e emigrantit dixhital. sb

Dr Berisha ju pershendes! Nje qytetar nga Fieri emigrant i rregullt ne nje vend europian. Kam ardhur disa dite pushime prane te afermeve te mi te familjes! Me cudit shume fakti i sjelljes se policise dhe konkretisht policia rrugore e Durresit. Pa asnje shkak dhe arsye te motivuar me kane ndaluar ne komisariat me automjetin tim me targa te huaja. Dhe pse u kerkoj spjegime askush nuk te jep pergjigje. Na shohin me targa te huaja dhe na turren pa shkak dhe argument ligjor vetem per te na xhvatur ndonje leke.

Zoti Berisha kjo ka ndodhur sot dhe une qendroj ne ambjentet e policise kot fare i bindur qe jam nje qytetar i rregullt dhe i denje atje ku punoj e jetoj dhe po ashtu i denje te vizitoj vendin tim! Turp qe police te tille paskerka pafund neper rruget e Shqiperise! S.K.

Artikulli paraprakMerkel paralajmëron Vuçiçin dhe miqtë të tij në Tiranë e Prishtinë për kufijtë e Kosovës: Do ndëshkoheni rëndë!
Artikulli tjetërShpërthim në Tiranë, tronditet pallati