Shpërthim në Tiranë, tronditet pallati

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një pallat në Tiranë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në katin e 13 të një pallati pranë Rrugës së Burgut dhe dyshohet se shpërthim ka ardhur nga një bombol gazi.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Dyshohet se familjarët e kishin harruar gazin hapur dhe banorët raportojnë se janë dëgjuar dy shpërthime të forta.

Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka qenë i menjëhershëm, ndërsa u evakuua i gjithë pallati deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për ngjarjen.

Artikulli paraprakEmigranti: Policët e Durrësit më çuan në komisariat sepse duan ndonjë lek! Reagon Berisha
Artikulli tjetërPas reagimit të PD, Prokuroria detyrohet t’i marrë gjurmët e gishtave Kajmakut të Ramës dhe t’i kërkojë informacion Greqisë