Merkel paralajmëron Vuçiçin dhe miqtë të tij në Tiranë e Prishtinë për kufijtë e Kosovës: Do ndëshkoheni rëndë!

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, pasi në të kundërt, Serbia do të ketë pasoja të rënda.

Sipas medias ruse ‘Espreso.rs’, pas këtij qëndrimi edhe Aleksander Vuçiç tashmë deklaron se s’ka asgjë sa i përket idesë për korrigjim të kufijve.

“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Reagimi i Merkel është këmbanë edhe për kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilët i kanë mëshuar shumë idesë së ndarjes së Kosovës.

‘Ekziston një dyshim i bazuar, se Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku nën udhëheqjen e Përfaqësueses së lartë, Frederika Mogerinit. Ekziston ky dyshim pavarësisht se unë nuk mund ta konfirmoj’, do të shprehej më herët kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Artikulli paraprak700 euro nata në hotel! Shpërthen rrjeti ndaj ministres së Ramës
Artikulli tjetërEmigranti: Policët e Durrësit më çuan në komisariat sepse duan ndonjë lek! Reagon Berisha