“Të mendosh që ‘lodra’ sapo ka filluar të vihet në punë”/ Namir Lapardhaja: Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq në një javë?

Për ata që kanë sy e veshë!

Në fundjavë SPAK godet “krahun e armatosur” të qeverisë ose, e thënë ndryshe, bie e gjithë ngrehina e qeverisë së krimit.

Të nesërmen del Gabriel Eskobar dhe thotë se SHBA shpreson që zgjidhje për drejtimin e opozitës të mos jetë dikush që të kujton ditët e këqia e të vjetra të Shqipërisë së viteve ’90-të.

Vijon në drekë me paraqitjen e shumicës së qeverisë në SPAK.

Në darkë merret vesh se “kolegët” e Veliajt kanë nisur hetim penal për pasurinë e Erjon Veliajt dhe familjes së tij.

Dje shkarkohet nga KPA kreu i KLP-së, përfaqësuesi i ardhur nga ‘shoqëria civile’, por njeriu i qeverisë në përzgjedhjen dhe emërimin e prokurorëve, njeriu që i doli kundër Dumanit në emërimin e tij në kreun e SPAK-ut, duke u përjashtuar nga sistemi për 15 vite.

Sot del Altin Dumani dhe thotë që nuk jam peng i askujt, kërcënimet dhe shantazhet e politikës kanë zero ndikim te puna e SPAK-ut.

Pra, më shumë se kaq, çfarë duhet të ndodhë në një javë normale në Shqipëri?!

Të mendosh që “lodra” sapo ka filluar të vihet në punë!

Artikulli paraprak“Është ulëritëse”- Shqetësimi i kreut të SPAK: Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, bashkëpunëtorë me krimin e organizuar! Kemi proceduar 70 efektivë
Artikulli tjetërLargimi i Toni Krosit, Ançeloti duhet të bëjë një shpikje për ta zëvendësuar mesfushorin