40-vjetori i Revoltës së Qaf Barit, Eralda Bano: Persekutorët vazhdojnë të jenë prezent në politikën shqiptare

Në 40-vjetorin e Revoltës së Qaf Barit, deputetja e PD, Eralda Bano, ka vizituar burgun famëkeq së bashku me kolegë dhe ish-të dënuar. Në postimin e saj në Facebook, Bano sbkruan se qytetarët shqiptar nuk do ta harrojnë kurrë kalvarin e vuajtjeve të burrave e grave mendjehapur që nuk u pajtuan me regjimin komunist.

Ajo gjithashtu thotë se persekutorët vazhdojnë të jenë prezent në politikën shqiptare.

Postimi i plotë:

Sot përkujtuam 40-vjetorin e Revoltës së Qaf Barit. Kjo revoltë është një nga simbolet më të forta të qëndresës kundër regjimit komunist.
Ky burg ishte një ferr i vërtetë, ku mijëra vetë vuajtën torturat më makabre për arsye nga më absurdet.

Qytetarët shqiptar nuk do ta harrojnë kurrë kalvarin e vuajtjeve të burrave e grave mendjehapur që nuk u pajtuan me regjimin komunist.

Pas 31- vitesh persekutorët vazhdojnë të jenë prezent në politikën shqiptare.
Kjo është e dhimbshme.

Duke mos harruar të shkuarën, duke hedhur sytë nga dhimbja e atyre viktimave, jemi të gatshëm të hapim zemrën dhe mendjen drejt së ardhmes.

FB IMG 1716403934688FB IMG 1716403929426

Artikulli paraprakBanorët e Fushë-Milotit kërkojnë rrugë: Tri dekada na kanë lënë në baltë! (VIDEO)
Artikulli tjetërBasha ndan fotot nga takimet e punës për programin e PD: Me programin tonë ne do t’i kthejmë pasuritë e vendit në mundësi, që çdo shqiptar ta ndërtojë jetën dhe të ardhmen në Shqipëri